Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

I përfshirë në projektin për Portin e Durrësit?/ Çani akuza Fevziut: A e mori kokën e floririt kur shkoi në Dubai?

22:49 18/11/2022
Reading Time: 2 min lexim

Pas aferës së inceneratorëve, në skenë është shfauqur një tjetër projekt që duket se do pasojë atë. Opozita dhe media ka denoncuar atë që ka gjasë të shndërrohet në një nga aferat më të mëdha të shekullit, pasi janë në lojë 2 miliardë euro. Bëhet fjalë për Portin e Durrësit që qeveria po e kalon me procedurë të përshpejtuar dhe me një ligj special duke e shpallur kompaninë si investitor strategjik. Deri më tani opozita ka publikuar dokumente të cilat sipas tyre tregojnë se për zhvillimin e Projektit për Portin e Durrësit nuk është kompania Emaar siç ka propaganduar qeveria por është një kompani e cila 40% zotërohet nga Alabbar, ndërsa 60% e aksionerëve nuk dihen, pasi janë të rregjistruar në off shore. Spekulimet janë që kjo aferë po përdoret për të pastruar paratë e qeveritarëve dhe krimit të organizuar në kurriz të taksapaguesve shqiptarë të cilët do të falin rreth 1 milion metra katrorë tokë.

Por mesa duket të përfshirë janë edhe anëtarë të medias.Konfliktet e moderatorëve mes njëri tjetrit duket se po nxjerrin të palarat në publik. Moderatori i njohur Arian Çani ka hedhur akuza ndaj kolegut të tij Blendi Fevziu, duke ngritur pyetjen pse ai nuk flet për akuzat që janë ngritur për portin e Durrësit. Moderatori nuk kursen as ironinë duke u shprehur se Fevziu e ka marrë ‘kokën prej floriri kur shkoi të hante fileto në Dubai’.

Çani nuk ka lënë pa komentuar edhe deklaratat që Blendi Fevziu ka bërë sa herë që është pyetur në lidhje me pasurinë e tij, për të cilën është shprehur se e ka trashëgimi nga të parët. Moderatori i Zonë e Lirë thekson se ka dyshime edhe për këtë.

“Pse nuk flet Fantomasi për Portin e Durrësit, apo e mori kokën e Fantomasit prej floriri si dhuratë kur shkoi të hante fileto viçi në Dubai?

Po kur thotë që unë i kam paratë të trashëguara nga pronat…”, shkruan Çani.

Kujtojmë se Arian Çani dy muaj më parë në emisionin “Të Paekspozuarit” ofendoi Fevziun duke e quajtur atë “fantomas” dhe “mortje”. Dhe pse nuk e përmendi me emër, dukej qartë që sulmi i referohej modertorit të emisionit ‘Opinion’ Blendi Fevziut.

Pjesë nga biseda dy muaj më parë

Çani: O zoti Ylli kije pak mendjen këtu, se unë pak marr telefonin dhe ti bën namin

Rakipi: E kam me dikë që po më shkruante për këtë punë

Çani: Jam më i rëndësishëm se ai. Ti shikon kafshët dhe budallenjtë në ekranet e tjera që s’kanë fare lidhje me analizën, janë out. Si shikon fantomasët e ndyrë që na i shpifën

Rakipi: Kolegu ynë ka pyetur ambasadoren për paratë e pista

Çani: Po ç’koleg mo, ai është një mortje.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin
Aktualitet

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 84 vota ndryshimet në Kodin Rrugor, duke ashpërsuar ndjeshëm masat ndaj drejtuesve që shkelin...

22:57 18/06/2026
Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!
Aktualitet

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

E rëndësishme për të mos u harruar: Oligarkët janë pjesë e sistemit që protesta po kundërshton! Kjo protestë është kundër...

16:00 18/06/2026
Para
Horoskopi sot, 19 nëntor 2022

Horoskopi sot, 19 nëntor 2022

Lajmet e fundit

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

22:57 18/06/2026
Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

16:00 18/06/2026
Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

15:52 18/06/2026
Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

15:36 18/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English