Skip to content
Kryesore

I përfshirë në aferën e inceneratorit/ SPAK i komunikon akuzat Mërtirit dhe Zotos

· 1 min lexim

SPAK i ka komunikuar sot avokatit të Mirel Mërtirit akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave. Këto akuza i janë komunikuar avokatit të Mërtirit, pasi ky i fundit nuk ishte i pranishëm në ambientet e SPAK.

Biznesmeni i njohur është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga policia, pas urdhër-arrestit të lëshuar nga SPAK. Mërtiri është vënë nën akuzë për korrupsion në aferën e inceneratorit të Elbasanit, më 15 nëntor 2022.

Gjithashtu edhe Klodian Zotos i është komunikuar akuza e korrupsionit e kryer në bashkëpunim dhe pastrim parash.

“Shtetasit Mirel Mërtiri, Stela Gugallja dhe Klodian Zoto, kanë konsumuar veprat penale të korrupsionit aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë” kryer në bashkëpunim dhe “pastrim i produkteve të veprës penale e kryer në rrethana cilësuese në bashkëpunim”, thuhej askohohe në aktakuzën e SPAK.