I pabanueshëm nga tërmeti! IKMT shkatërron muret e brendshme të pallatit 12 katësh në Durrës

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

IKMT ka kryer ditën e sotme disa shpërthime të kontrolluara për shembjen e një pallati 13-katësh në Durrës, që u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar dhe u shpall i pabanueshëm.

Një shpërthim i kontrolluar ka ndodhur në ambientet e brendshme të pallatit të Kastratëve në lagjen 17 në Durrës.

IKMT ka kryer 12 shpërthime, nga një për secilin kat, ndërsa shpërthimi ka bërë që qyteti të mbulohet nga re të mëdha tymi.

Banorët e këtij pallati ishin njoftuar pak ditë më parë që të largoheshin nga banesat si dhe të linin dritaret hapur.

Njoftimi i IKMT-së:

IKMT, 88 kg tritol pallat


 Njoftimi nga IKMT:

IKMT, 88 kg tritol pallatit 12 katësh në Durrës

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka kryer sot për herë të parë një procedurë për shembjen e një godinë 12 katëshe në Durrës. Duke perdorur 88 kilogramë lëndë plasëse në 1200 furnela (vrima) specialistët e IKMT, kanë kryer shpërthime në të gjitha katet e brëndshme të godinës. Sipas specialistëve, kjo procedurë është përdorur pasi muret e objektit kanë qënë beton arme me dy zgara hekuri nga themelet deri në kat të fundit, me 40 cm trashësi dhe ishte e pamundur që objekti të shëmbej me menyrat e zakonshme. Kjo ishte faza e dytë e punës në këtë ndërtese. Pallati 12 katesh, i cili ka qënë i banuar, ka pësuar anim në njërin krah pas tërmetit te 26 nëntorit te vitit të kaluar. Deri tani në Durrës, IKMT ka shëmbur mbi 100 objekte të lartë.

/GazetaReforma.com/

Shpërndaje
Share.

Komento