I ngacmoi vajzën, 50-vjeçari plagos me thikë të riun në Vlorë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një burrë nga Vlora ka bërë për spital një djalë të ri i cili i ka ngacmuar të bijën.

Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në afërsi të tregut të orizit. 50-vjeçari, identiteti i të cilit ende nuk është bërë me dije, ka masakruar me thikë një djalë, pasi ky i kishte ngacmuar vajzën.

Mësohet se djali është jashtë rrezikut për jetën, pavarësisht plagëve të marra. I riu mësohet se ka marrë disa plagë në bark dhe krah.

50-vjeçari njihet si person problematik, ku madje nuk ka as shumë kohë që ka dalë nga burgu. Autori i ngjarjes, mësohet se ka bërë 12 vite burg, i akuzuar për vrasje.

Autori i ngjarjes është në kërkim nga policia, pasi ai është larguar nga vendi i ngjarjes sapo ka plagosur të riun, identiteti i të cilit nuk është bërë me dije.

Shpërndaje
Share.

Komento