Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj i ka kërkuar autoriteteve spanjolle informacione për rastin e shqiptarit Saimir Sula, i cili humbi jetën në rrethana misterioze në një spital në Barcelonë.
Gjonaj i kërkoi homologut spanjoll, Juan Carlos Zampo moreno ndjekjen me prioritet të ekzekutimit të kërkesës shqiptare për ndihmë juridike të dërguar nga Minitsria e Drejtësisë më datë 09.02.2021 në lidhje me procedimin penal të filluar nga Prokuroia e Shkallës së Parë për veprën penale të shitblerjes së paligjme të organeve, në kuadrin e hetimeve dhe verifikimeve që po kryhen lidhur me rezultatet e autopzsisë së bërë.
Më herët Ministri i Drejtësisë së Spanjës garantoi për mbështetjen e tij këtë kërkesë që lidhet me një ngjarje me ndjeshmëri të madhe humane dhe publike.
Dyshimet e familjes Sula dhe rezultatet e autopsisë
Fillimisht Majlinda dhe familjarët e saj kanë dyshuar se vdekja mund të ketë ardhur si pasojë e neglizhencës së mjekëve në Spanjë. Mirëpo pas autopsisë së kryer në Shqipëri më 27 maj (18 ditë pas ndarjes nga jeta) kanë zbuluar se zemra mungonte dhe kanë lidnur dhe dyshimet për trafik organesh.
Ndërkohë përgjigja e autopsisë spanjolle nuk ka mbërritur ende.
“Pasi vëllai ndërroi jetë, një ditë pasi ne telefonuam familjarët në Shqipëri, bëmë një kallëzim se ne dyshonim që mund të kishte ndryshuar jetë për shkak të neglizhencës, denoncimi u bë nga familjarët në Tiranë, kërkuam që të bëhej një autopsi e dytë përpara varrimit. Në Spanjë nuk e dinim nëse i ishte marrë zemra. Në Spanjë bëhen 3 autopsi, një kur ndërron jetë, një paraprake, bëjnë marrjen e mostrave dhe pastaj del ajo që quhet përfundimtare. Tek autopsia që kemi nga autoritetet shqiptare, ajo na thotë që ka pasur insuficencë kardiorespiratore. Kur telefonoj mjekësinë ligjore në Spanjë thonë që arsyeja është COVID, mund të vonojë nga 6-1 vit, jemi në muajin e 8. Ndoshta mund të ketë dalë tani kur është dërguar një letërporosi, do shkoj në Spanjë të premten dhe do paraqitem tek mjekësia ligjore.
9 maj 2020 na thanë se vëllai kishte ndërruar jetë për shkaqe të panjohura. Në spitalin e Spanjës vranë vëllain tim, se nuk kishte probleme me zemrën dhe as me mushkërinë, hyri në spital për të bërë test COVID, doli negativ dhe nuk kishte asnjë arsye për të ndjenjur aty, hyri me këmbët e veta. Nëse nuk do kishte temperaturë nuk do të shkonte aspak në spital, kur kaluan 20 orë dhe na thonë ndërroi jetë, por nuk e dimë pse, normal që ne dyshuam, dyshuam te spitali, dyshuam edhe te autopsia, dhe e sollëm trupin në Shqipëri dhe bëmë kallëzimin. Autopsia në Shqipëri është bërë me 27 maj, se trupi erdhi pas 18 ditësh, e kanë varrosur familjarët se ishte karantinë dhe ne nuk mund të udhëtonim, unë erdha një muaj më pas. I është bërë autosia që i kanë bërë ekspertët shqiptarë, normalisht nuk është e njëjta, kur s’ke zemrën si mund të ekzaminosh dhe të thuash nga se ka ndërruar jetë. Nuk e dyshoja se e mund ta kenë vrarë për trafik të organeve, doktoresha Petit e shkruan në kartelë, ‘i bëra një gjilpër qetësuese dhe në pak sekonda i pushoi zemra’, ne menduam që mund të ketë pushuar zemra nga mbidoza e gjilpërës, vëllai im ka përdorur këtu në Shqipëri gjilpërë aloperidol, është një anti psikotik qetësues, ka shumë më të mirë se ky ilac, por nuk e di pse e përdorën këta.”, tregon ajo.