Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

I kërkuar nga SPAK, kapet në Angli anëtari i grupit kriminal të Tor Xheçukës

17:56 11/01/2025
Reading Time: 2 min lexim
I kërkuar nga SPAK, kapet në Angli anëtari i grupit kriminal të Tor Xheçukës

Edison Muceku, 33 vjeç, i kërkuar nga SPAK dhe Policia e Shtetit për vrasje të mbetur në tentativë, është arrestuar në Angli.

Sipas dokumenteve të Gjykatës së Ekstradimeve në City of Westminster, autoritetet britanike kanë nisur procedurat e ekstradimit të tij drejt Shqipërisë. Muceku kërkohet nga drejtësia shqiptare për bashkëpunim në tentativën për të vrarë Hamza Terziun më 21 maj 2020 në Bulqizë.

Gjatë seancës në gjykatë, Muceku deklaroi se dëshiron të kthehet vullnetarisht në Shqipëri për t’u përballur me akuzat.

Autoritetet shqiptare dyshojnë se ai është pjesë e një grupi kriminal të udhëhequr nga Hektor Xheçuka, i njohur ndryshe si “Tor Xheçuka” nga Burreli. Ky grup kriminal akuzohet për disa krime të rënda, përfshirë edhe përfshirjen në eliminimin e Hamza Terziut.

Në bazë të dosjes së SPAK, Hektor Xheçuka është një emër i lidhur me grupin kriminal të Ervis Martinajt. Ai dyshohet të jetë një vrasës me pagesë dhe të ketë planifikuar vrasjen e Durim Bamit, plan i zbuluar pas analizimit të bisedave të aplikacionit SkyECC. Sipas hetimeve, Xheçuka kishte qëlluar me armë drejt banesës së Hamza Terziut si paralajmërim.

Operacioni “Revanshi” dhe hetimet për këtë rast zbuluan një rrjet të gjerë të përfshirë në këtë ngjarje. Gjykata e Posaçme ka lëshuar urdhër-arreste për disa persona, përfshirë Hektor Xheçukën, Albert Zajën, Edison Mucekun, Florenc Kelmendin, Ardit Gjokrosën dhe Tor Xheçukën. Në dosjen hetimore thuhet se Ardit Gjokrosa është personi që ka treguar vendndodhjen e shtëpisë së Hamza Terziut, mbi të cilën më pas është qëlluar me breshëri plumbash.

Aktualisht, Hektor Xheçuka dyshohet se fshihet në Dubai dhe konsiderohet një nga personat më të rrezikshëm, për shkak të përfshirjes në disa ngjarje kriminale me pagesë. Autoritetet shqiptare vijojnë bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë për kapjen dhe ekstradimin e të kërkuarve. /Top Channel

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: angliSPAK

Të tjera

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…
Aktualitet

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Në fillim e injoruan protestën. Pastaj e tallën. Pastaj e quajtën të manipuluar, të huaj, të lidhur me Iranin, Greqinë,...

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës
Aktualitet

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

Prej 31 majit, mijëra protestues mblidhen çdo natë poshtë zyrës së kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë dhe...

15:54 23/06/2026
Para
Atentati në Vlorë: Kejvin Hajrulla shpjegon momentet e sulmit

Atentati në Vlorë: Kejvin Hajrulla shpjegon momentet e sulmit

Lajmet e fundit

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

15:54 23/06/2026
SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

15:39 23/06/2026
“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

15:18 23/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English