Skip to content
Kryesore

“I dhashë 50 mijë euro dhe një motor”, Dumani përballet në GJKKO me Asllan Plakun

· 1 min lexim

Nuredin Dumani, i penduari i drejtësisë, ka vijuar dëshminë e tij në GJKKO, ku është përballur me të pandehurin Asllan Plaku, i akuzuar për rolin e vëzhguesit në atentatin ndaj Dorian Shkozës.

Gjatë dëshmisë, Dumani ka deklaruar se i ka paguar Plakut 50 mijë euro dhe një motor për pjesëmarrjen në planifikimin e vrasjes. Më vonë, në sallën e gjyqit pritet edhe ballafaqimi me një tjetër të penduar të drejtësisë, Henrik Hoxhaj.

Avokati: Si ke marre dijeni për vrasjen e Ervis Dedes?

Dumani: Kam ardhur ne dijeni sepse ma ka dhënë Festimi. Kur jam takuar me Festimin kemi shkuar të Shkëmbi Kavajës për të kërkuar armën.

Avokati: Si je njohur me Festimin?

Dumani: Jemi njohur për shkak të një konflikti në lokalin e tij

Avokati: Pas njohjes me Festimin keni patur shoqëri të qëndrueshme?

Dumani: Po kemi patur. Njerëzit që takonte me shumë Festimi ishin kryesisht zyrtarë policie