Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

I dënuar përjetë për vrasjen e Devi Kasmit, konfiskohen pasuritë e Aurel Hoxhallarit

16:22 10/07/2024
Reading Time: 3 min lexim

GJKKO ka konfiskuar pasuritë e Aurel Hoxhallarit i dënuar përjetë për vrasjen e Devi Kasmit. Në sitën e organit të posaçëm të akuzës janë vënë prona të cilat ndodhen në zona të ndryshme të kryeqytetit. Kasmi u ekzekutua m 29 Janar 2018 n Tiranë, pas një pritje të ngritur në rrugën “Kongresi i Manastirit”. Dy persona me motoçikletë, shtinë mbi 41-vjeçarin, duke e lënë të vdekur. Ata kanë qëlluar pesë herë, në kokë dhe në trup, duke u siguruar për ekzekutimin e shënjestrës së tyre.

NJOFTIMI I PLOTË:

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar më datë 29.04.2021 Nr. Regj.Them. 12/44/151, ka paraqitur pranë Gjykatës së Posaçme të
Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kërkesën penale me objekt: Konfiskimin e pasurive në pronësi të Subjektit Aurel (alias Altin) Hoxhallari dhe personave të lidhur me të.

2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Eva Deda,
bazuar në nenet bazuar në nenet 16, 23 e 24 të aktit normativ nr. 1, datë 31.01.2020 “Për masat parandaluese në kuadër të forcimit të luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe konsolidimit të rendit të sigurisë publike”,, me vendimin Nr. 12, datë 10.07.2024, vendosi:

• Konfiskimin e pasurive të sekuestruara me Vendimin nr. 156, datë 30.11.2020, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, si më poshtë:

1. Pasuria objekt me sipërfaqe 30 m2 , me adresë: rruga “Aleksandri i Madh”, Yzberisht, Unaza e Re, Njësia Administrative Kashar, Tiranë, pjesë e objektit
1 (një) katësh për të cilin kanë aplikuar për t’a legalizuar shtetasit Aurel Hoxhallari dhe Elton Hoxhallari, me nr. Prot. *** e vitit 2009.

2. Pasuria objekt me sipërfaqe 20 m2 , me adresë: rruga “Teodor Keko”, Unaza e Re, Tiranë, pjesë e objektit 1 (një) katësh për të cilin kanë aplikuar për t’a
legalizuar shtetasit Aurel Hoxhallari dhe Elton Hoxhallari, me nr. Prot. e vitit 2009 (shoqëruar me fotografitë përkatëse).

3. Pasuria me nr. ***, datë 21.04.2016, në emër të shtetases Kimete Hoxhallari (lidhur me banesën 3 (tre) katëshe në Yzberisht).
4. Pasurinë në proces legalizimi me nr. ***, datë 27.01.2015, në emër të shtetasit Nezhdet Hoxhallari (lidhur me banesën dhe magazinën në Kodër – Mëzez).

• Kalimin në favor të shtetit të pasurive të konfiskuara.

Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; www.gjp.gov.al

• Revokimin/heqjen e masës së sekuestros së vendosur me Vendimin nr. 156, datë 30.11.2020, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për
Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, mbi pasuritë:

1. Pasuria me nr. ***, zona kadastrale ***, volumi **, faqe **, lloji i pasurisë “Arë”, me sipërfaqe totale 300 m2 , e ndodhur në Yzberisht, në pronësi të
shtetasit Aurel Hoxhallari. Kjo pasuri është blerë sipas kontratës së shitjes me nr. *** Rep. dhe *** Kol., datë 24.07.2007.

2. Pasuria me nr. ***, zona kadastrale ***, volumi. **, faqe ***, lloji i pasurisë “Arë”, me sipërfaqe totale 400 m2 , e ndodhur në Yzberisht, në pronësi të
shtetasit Aurel Hoxhallari, referuar kontratës së shitblerjes nr. *** Rep. dhe nr. *** Kol., datë 04.07.2007, Numri i pasurisë është ***, në përputhje edhe
me volumin dhe faqe është i njëjtë.

3. Pasuria me nr. ***, zona kadastrale ***, volumi **, faqe ***, lloji i pasurisë “Arë”, me sipërfaqe totale 210 m2 , e ndodhur në Yzberisht, në pronësi të
shtetasit Aurel Hoxhallari.

4. Pasuria e llojit “Apartament” me nr. pasurie ***, volumi **, faqe **, me sipërfaqe 61.2 m2 , me adresë: rruga “Muhamet Gjollesha”, pallati nr. 7, shk.
1, kati 3, apartamenti 5, Tiranë, në pronësi të shtetases Dhorothea Male, e vërtetuar kjo nëpërmjet Kontratës me nr. *** Rep. dhe nr. *** Kol., datë
23.04.2014.

• Konform nenit 31 paragrafi 4, 5, 6 të ligjit nr. 34/2019 “Për administrimin e pasurive të sekuestruara e të konfiskuara” ndryshuar me ligjin nr. 19/2019 “Për
disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 34/2019 “Për administrimin e pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara”, shpenzimet gjyqësore dhe të administrimit të
pasurive të sekuestruara, i ngarkohen subjektit të aktit normativ.

• Për administrimin e pasurive të konfiskuara ngarkohet Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara e të Konfiskuara.

• Një kopje e këtij vendimi, pasi të marrë formë të prerë, t’i dërgohet brenda 24 orëve Agjensisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara e të Konfiskuara.

• Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brënda 15 ditëve nga marrja dijeni apo
njoftimi i vendimit.

Tiranë më datë 10.07.2024
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

Etiketa: Aurel HoxhallariDevi Kasmi

Të lidhura

Dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari që vrau vajzën dhe fqinjin në Itali
Aktualitet

Dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari që vrau vajzën dhe fqinjin në Itali

Gjykata e Krimeve të Rënda të Foggias dënoi me burgim të përjetshëm 47-vjeçarin shqiptar, Taulant Malaj, për vrasjen e vajzës...

22:06 27/06/2025
Zbulim historik në liqenin e Ohrit/ Vendbanimi më i vjetër në Europë gjendet në Shqipëri
Aktualitet

Zbulim historik në liqenin e Ohrit/ Vendbanimi më i vjetër në Europë gjendet në Shqipëri

Një zbulim i jashtëzakonshëm që pritet të ndikojë në rishkrimin e historisë arkeologjike të Europës është bërë në brigjet shqiptare...

18:57 27/06/2025
Para
Kërkoi përjashtimin e tre gjyqtarëve, Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Berishës

Kërkoi përjashtimin e tre gjyqtarëve, Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Berishës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari që vrau vajzën dhe fqinjin në Itali

Dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari që vrau vajzën dhe fqinjin në Itali

22:06 27/06/2025
Zbulim historik në liqenin e Ohrit/ Vendbanimi më i vjetër në Europë gjendet në Shqipëri

Zbulim historik në liqenin e Ohrit/ Vendbanimi më i vjetër në Europë gjendet në Shqipëri

18:57 27/06/2025
Elbasan/ Tentoi të vrasë 26-vjeçarin, arrestohet autori

Shpërthen bombola e gazit në Ishull Shëngjin, plagoset një grua

18:32 27/06/2025
Vatër e re e murtajës së bagëtive në Libohovë

Vatër e re e murtajës së bagëtive në Libohovë

18:22 27/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.