Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

I burgosuri pësoi arrest kardiak, familja kërkoi hetimin, reagon Komiteti Shqiptar i Helsinkit

13:49 07/08/2025
Reading Time: 3 min lexim

Komiteti Shqiptar i Helsinkit  ka reaguar pas vdekjes së të paraburgosurit B.K. në ambientet e Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale “Jordan Misja”, duke ngritur shqetësime serioze mbi trajtimin mjekësor dhe reagimin institucional ndaj gjendjes së tij shëndetësore.

Sipas një njoftimi të bërë publik nga familjarët e të ndjerit më 26 korrik 2025, përmes një letre të hapur ata kërkuan zbardhjen e plotë të rrethanave të vdekjes së B.K., i cili humbi jetën në ambientet e paraburgimit vetëm pak ditë pas arrestimit.

Më pas, më 29 korrik 2025, përfaqësues të KShH-së zhvilluan një mision monitorues në IEVP “Jordan Misja”, me qëllim verifikimin e pretendimeve të familjarëve.

Shtetasi B.K ishte dërguar në këtë institucion më 16 korrik 2025 dhe që në momentin e pranimit kishte deklaruar se vuante nga disa sëmundje kronike serioze: diabet tip 2 (i varur nga insulina), hipertension në fazë të avancuar, dislipidemi dhe një goditje ishemike cerebrale e kaluar rreth gjashtë muaj më parë.

KShH thekson se në bazë të diagnozave dhe shqetësimeve të paraqitura, duhej të ishte siguruar menjëherë trajtim mjekësor i specializuar. Sipas dokumentacionit mjekësor të datës 18 korrik, B.K kishte raportuar dhimbje koke, lodhje dhe ndjesi djegieje, simptoma që, sipas Komitetit, ishin të vazhdueshme gjatë ditëve në vijim.

Për shkak të gjendjes së tij, më 21 korrik, ai u transferua nga godina A në godinën B, në një dhomë me kushte më të përshtatshme. Fillimisht u vendos në një dhomë me tre persona të tjerë, por më vonë, për shkak të përkeqësimit të gjendjes, u izolua në një dhomë të vetme.

Megjithëse dokumentet e brendshme të institucionit tregojnë se më 22 korrik ishte lënë urdhër që i paraburgosuri të mbahej nën vëzhgim të vazhdueshëm, KShH nuk arriti të gjejë prova që ky urdhër ishte ndjekur me përpikmëri apo ishte zbatuar realisht nga stafi policor dhe shëndetësor.

Sipas të dhënave të përmbledhura nga monitorimi, në mbrëmjen e 23 korrikut, B.K shfaqi sërish shqetësime shëndetësore, çka u reflektua në Librin e Aktivitetit të institucionit. Në dy raste, ndihmës mjekja shkoi në dhomën e tij për t’i matur tensionin. Megjithatë, pas orës 22:05 e deri në orën 07:00 të mëngjesit të datës 24 korrik, nuk ekziston asnjë dokumentim tjetër që të tregojë se është bërë ndonjë ndërhyrje ose kontroll tjetër mjekësor, pavarësisht historikut të tij shëndetësor.

Në mëngjes, rreth orës 07:00, efektivët e turnit zbuluan se B.K nuk reagonte ndaj thirrjeve dhe menjëherë njoftuan ndihmës mjeken dhe përgjegjësit. Vetëm dy minuta më pas u tentua transportimi i tij drejt QSUT-së, ku mjekët konstatuan vdekjen, me dyshimin për arrest kardiak.

Komiteti thekson se, pavarësisht kërkesave të përsëritura të të ndjerit për trajtim spitalor, transferimi i tij jashtë institucionit nuk u bë asnjëherë. Sipas vlerësimit të stafit mjekësor, parametrat e tij ishin brenda normës dhe u rekomandua vetëm kryerja e analizave të mëtejshme laboratorike. KShH ngre pikëpyetje serioze për këtë vlerësim dhe për neglizhencën ndaj simptomave të rënda që ai paraqiste.

Organizata kujton se, sipas nenit 41 të ligjit nr. 81/2020, personeli shëndetësor në burgje ka për detyrë të identifikojë dhe të reagojë menjëherë ndaj çdo situate që kërkon trajtim të specializuar. Po ashtu, në Rregulloren e Përgjithshme të Burgjeve, nenet 15 dhe 20 theksojnë detyrimin për të garantuar kujdes shëndetësor të vazhdueshëm dhe për të parandaluar humbjen e jetës apo vetëvrasjet në sistemin penitenciar.

KShH iu referua edhe jurisprudencës së Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, duke theksuar se ndihma mjekësore e dhënë nuk duhet të vlerësohet thjesht në bazë të faktit që një i paraburgosur është vizituar apo i është përshkruar trajtim, por nëse ka pasur mbikëqyrje të rregullt, trajtim të specializuar dhe reagim në kohë për të shmangur përkeqësimin e gjendjes së tij (referuar rasteve Goginashvili kundër Gjeorgjisë dhe Amirov kundër Rusisë).

Në përmbyllje, KShH i bën thirrje Ministrisë së Drejtësisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve të ndërmarrin një hetim të gjithanshëm dhe të paanshëm për këtë ngjarje, duke kërkuar identifikimin e përgjegjësve dhe marrjen e masave konkrete për të parandaluar përsëritjen e rasteve të ngjashme.

Komiteti shpreh gjithashtu shqetësimin për përdorimin e tepruar të masës së “arrestit me burg” ndaj personave që vuajnë nga sëmundje të rënda dhe që nuk paraqesin rrezikshmëri të lartë. Kjo praktikë, sipas KShH-së, mbetet në kundërshtim me standardet ndërkombëtare që nxisin përdorimin sa më të kufizuar të masave shtrënguese ndaj të dyshuarve në fazën e hetimit, sidomos në raste me problematika shëndetësore serioze si ai i B.K.

Etiketa: Komiteti i Helsinkit

Të lidhura

Operatorët në Sarandë shpërthejnë në ankesa: Sezoni më i dobët i viteve të fundit!
Aktualitet

Operatorët në Sarandë shpërthejnë në ankesa: Sezoni më i dobët i viteve të fundit!

Saranda, qyteti bregdetar që në pamje të parë duket si një destinacion turistik i gjallë dhe me një sezon të...

14:08 07/08/2025
Dyshohet se ka rënë nga trageti i linjës Greqi-Itali, vijojnë kërkimet intensive në det
Aktualitet

Dyshohet se ka rënë nga trageti i linjës Greqi-Itali, vijojnë kërkimet intensive në det

Roja Bregdetare dhe Policia Kufitare shqiptare po vijojnë prej disa ditësh patrullimet intensive në det në përpjekje për të gjetur...

13:27 07/08/2025
Para
Operatorët në Sarandë shpërthejnë në ankesa: Sezoni më i dobët i viteve të fundit!

Operatorët në Sarandë shpërthejnë në ankesa: Sezoni më i dobët i viteve të fundit!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Operatorët në Sarandë shpërthejnë në ankesa: Sezoni më i dobët i viteve të fundit!

Operatorët në Sarandë shpërthejnë në ankesa: Sezoni më i dobët i viteve të fundit!

14:08 07/08/2025
I burgosuri pësoi arrest kardiak, familja kërkoi hetimin, reagon Komiteti Shqiptar i Helsinkit

I burgosuri pësoi arrest kardiak, familja kërkoi hetimin, reagon Komiteti Shqiptar i Helsinkit

13:49 07/08/2025
Dyshohet se ka rënë nga trageti i linjës Greqi-Itali, vijojnë kërkimet intensive në det

Dyshohet se ka rënë nga trageti i linjës Greqi-Itali, vijojnë kërkimet intensive në det

13:27 07/08/2025
Tërmet me magnitudë 4.7 godet Greqinë

Tërmet me magnitudë 4.7 godet Greqinë

13:17 07/08/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.