Skip to content
Kryesore

I akuzuar për korrupsion/ SPAK çon për gjykim ish-shefin e Antidrogës së Durrësit

· 2 min lexim

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dorëzuar në Gjykatën e Posaçme kërkesën për të çuar në gjyq Gazmir Preçin, ish-shefin e Sektorit të Narkotikëve në Policinë e Durrësit.

Preçi akuzohet për korrupsion pasiv, pasi dyshohet se ka marrë 10,000 euro ryshfet nga shtetasi B.T., në këmbim të mosushtrimit të kontrolleve në një lokal me “muzikë live”.

Hetimet u kryen në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore.

Njoftimi i SPAK:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pas përfundimit të hetimeve paraprake për procedimin penal nr.170 të vitit 2024, ka paraqitur më 03.02.2025 në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë kërkesën për dërgimin në gjyq në ngarkim të të pandehurit:

Gazmir Preçi, punonjës i policisë së shtetit, ish shef i Sektorit të Narkotikëve në DVP Durrës, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259, paragrafi 2, i Kodit Penal.

Në përfundimin e hetimeve ka rezultuar se i pandehuri Gazmir Preçi i ka kërkuar dhe marrë një shumë monetare në vlerën 10,000 (dhjete mijë) euro shtetasit B.T, në këmbim të mosushtrimit të kontrolleve në lokalin e poseduar prej tij, ku ushtrohej aktiviteti “muzikë live” dhe ishin punësuar shtetas shqiptarë e të huaj.

Hetimet e këtij procedimi u kryen në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore.