Skip to content
Kryesore

I akuzuar për ‘Dhunim’ nga Gjykata e Prizrenit, i riu kapet në Dibër

Një 25-vjeçar, i akuzuar nga Gjykata Themelore e Prizrenit për veprën penale “Dhunimi”, është kapur dhe vënë në pranga në Dibër. Arrestimi i tij u bë me qëllim ekstradimin në Kosovë. Njoftimi: I akuzuar…

· 1 min lexim

Një 25-vjeçar, i akuzuar nga Gjykata Themelore e Prizrenit për veprën penale “Dhunimi”, është kapur dhe vënë në pranga në Dibër.

Arrestimi i tij u bë me qëllim ekstradimin në Kosovë.

Njoftimi:

I akuzuar nga Gjykata Themelore e Prizrenit për vepën penale “Dhunimi”, kapet në Dibër dhe vihet në pranga, me qëllim ekstradimi në Kosovë 25-vjeçari.

Si rezultat i shkëmbimit të informacioneve dhe mirëkoordinimit të punës, ndërmjet strukturave hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër dhe agjencive ligjzbatuese në Kosovë, u bë e mundur kapja në Maqellarë dhe arrestimi, me qëllim ekstradimin në Kosovë, i shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar Seladin Ramanaj, 25 vjeç, banues në Prizren, Kosovë.

Gjykata Themelore e Prizrenit i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Dhunimi” , parashikuar nga Kodi Penal i Republikës së Kosovës.