Çështja e Hermes Nikaj, i njohur ndryshe si “Zogu i Tiranës” vijon të prodhojë skandale njëri pas tjetrit.
Pas publikimit të përgjimeve, ku moderatorja Dajana Shabani i kërkonte ‘Zogut’ të shkonte të votonte e në këmbim do merrte 20 mijë lekë të vjetra, të tjera përgjime kanë dalë në dritë.
Tashmë në këtë vorbull përfshihen një punonjëse policie me iniciale D.B. dhe një gazetare me iniciale A.F., të cilat kanë qenë pjesë e grupit të vajzave që Nikaj koordinonte për takime me biznesmenë, duke i çuar në hotel me ta.
Nëpërmjet përgjimeve të siguruara nga ‘Shqiptarja.com’, kanë dal në pah disa raste, që thellojnë përfshirjen e Nikajt në shfrytëzim prostitucioni.
Rasti 1- Punonjësja e policisë përfundon në hotel
Agjentët e policisë së Tiranës më 24 korrik 2019 kanë konstatuar se pjesë e vajzave të eskortës së “Zogut të Tiranës”, ishte dhe një punonjëse e policisë së kryeqytetit.
Ajo është takuar me Hermes Nikajn në afërsi të prokurorisë së Tiranës, ku së bashku me ta ka qenë dhe një vajzë tjetër, që besohet të jetë F.Sula.
Pasi kanë qëndruar për disa çaste në një lokal, punonjësja e policisë me inicialet D.B, ka dalë nga lokali dhe ka hyrë në katin e 5 të një pallat 8 katësh.
Prezencën e kësaj punonjëse policie në grupin e vajzave që koordinonte për prostitucion “Zogu i Tiranës”, e ka bërë të ditur para oficerëve gjyqësorë dhe njëra nga vajzat e arrestuara në hotel “Autostrada” me inicialet D.N.
Vëzhgimi i dytë për këtë rast mban datën 2 gusht 2019.
Sipas konstatimeve të agjentëve të policisë Hermes Nikaj ka dalë nga shtëpia dhe hipën në një automjet tip “Benz A Class”, ku drejtuese e mjetit ishte një vajzë, punonjësja e policisë së Tiranës, me inicialet D.B.
Në orën 21:05, automjeti ku udhëtonin këta dy persona dhe që po ndiqej nga policia, hyn në rrugën dytësore të autostradës Tiranë-Durrës dhe futet në ambientet e hotel “Autostrada”.
Pasi parkuan automjetin u futën brenda hotelit, ku kanë qëndruar 3 orë e 30 minuta.
Në orën 01:20 agjentët e policisë kanë konstatuar se nga ambientet e brendshme të këtij hoteli kanë dalë Hermes Nikaj së bashku me punonjësen e policisë D.B.
Por, ata nuk kanë dalë vetëm.
Bashkë me ta, kanë dalë njëherësh dhe 5 meshkuj të moshave të ndryshme që varionin nga 35 deri në 50 vjeç.
Të shtatë personat janë ndarë në dy makina dhe më pas u larguan në mesnatë në drejtim të një clubi nate
.
Dolën nga clubi në orën 02:40, duke u larguar me makina secili në banesën e vetë.
Rasti i dyte- Biseda e dyshimtë me vajzën me iniciale B.K.
Në 27 qershor 2019, rreth orës 21:04 Hermes Nikaj bisedon me një nga vajzat e grupit shoqëror të tij dhe më konkretisht me B.K, me të cilën zhvillojnë një bisedë:
Zogu: Hë a je tu ardhë?
B.K: O jeta ime
Zogu: U nise?
B.K: Më dëgjo pak, jo. Se i thashë K***it të bëjë gja gjana, po pa lek se nuk kam lekë i thashë.
Zogu: Po pse do me e rregulluar sot ti?
B.K: O jeta shif ça do me bo, du me hek i çik les*t se jam skandal.
Zogu: Po po se nuk i dihet. Po po bëje. Bëjë mirë pra mirë.
Rasti tretë-Biseda me A.B
Në këtë bashkëbisedim, Nikaj i thotë personit përballë se tashmë kishte zënë një dashnor të vogël bos, dhe ishte në rregull.
Biseda është bërë në 12:06 dhe mes Hermes Nikaj (Zogu) dhe këtij personi zhvillohet kjo bisedë, ku Nikaj vetëm për lek flet, ndërsa Beqaj i thotë “…të është bërë mëndja lek, o mavri…”.
Zogu:Po ik ere se unë e pashë shumë mirë se kush je tip o ec. Kam zënë një dashnor bos, ashtu tu ma thyyy…
A.B: O sa budalla je o lumadh. Hiqe bllokun ere.
Zogu: Unë një bos e kam, një dashnor të vogël e kam për qef.
A.B: I****(përmend një emër) do vijë sot tek shtëpia jote?
Zogu:Ku i ke lekët ti?
A.B: I*** (përmend një emër) do vijë sot tek shtëpia jote?
Zogu: Ej do ma bësh pak atë ofertën e internetit? Shko tek ndonjë nga këto kompanitë dhe ma paguaj nja dy tre muaj, vetëm Hermes Nikaj thuaj atyre.
A.B: Po hiqe bllokun ti…ti bie orë e minut unë.
Zogu: Po për çfarë? Unë çun i vogël 20 vjeç ti pezjetë vjeç, ti shifesh. Për çfarë të merem unë me ty?
A.B: Njizet e, s’je njezet e jo.
Zogu: Po për çfarë të merrem unë me ty? Ja kaq më jep një arsye ti. Se mos je i bukur.
A.B: Ouuu, kot si shok
Zogu: Po çfarë shokë jemi ne, unë do lekë
A.B: O të është bërë mendja lek o mavri
Zogu: Ti nuk je për mua shpirti, unë ta kam thënë
A.B: Ouuuu.
Zogu: Po çfarë si shok, se keq për seks jam unë e?
A.B: Jo për seks o jooo
Zogu: Unë një dashnor për qef e kam edhe nji që më ndihmon e kam. Për ça të kem unë
A.B: Oooo ti, çdo gjë e lidh me lekët
Zogu: Po patjetër
A.B: Eeeee
Zogu: Unë pezjet euro i dua shpenzime ditore zemra. Se janë ca pederasta të këqinj që mund të kenë folur keq ty, po ata s’krahasohen me mua, janë llumi shpirti.
A.B: Kush më ka fol, kush?
Zogu: E di unë. Ti merresh me zhulsa, unë s’jam kategori për dhjetë mijë leksha, që mund të kesh takuar ti.
A.B: Ku flas unë me njeri
Zogu:P o e di unë, po unë i kam marrë vesh të gjitha, kë ke takuar ti
Rasti i katërt-Takimi me F.Sulën
Në 18 korrik 2019, pasi ka shkëmbyer disa telefonata me F.Sula për të gjetur vajza për punë, agjentët e policisë së Tiranës kanë vëzhguar Hermes Nikaj, që shkon në një lokal, ngjitur me prokurorinë e Tiranës dhe pikërisht në këtë lokal ka takuar F.Sula.
“Makina kishte lëvizur”, dhe Zogu kësaj gruaje i kishte gjetur dy vajza nga Kukësi për t’i përdorur në marrëdhënie seksuale.
Në raportin e vëzhgimit del se pasi largohet F.Sula, “Zogu” hipën në një automjet tip Benz-Mercedes, ku ndodheshin dy vajza.
Këto vajza, zbresin nga makina në zonën e Kthesës së Kamzës, dhe pikërisht këtu futen në një hyrje pallati.
Ndërsa “Zogu” dhe shoferi i makinës qëndrojnë poshtë.
Pasi qëndrojnë gati 1 orë dy vajzat dalin nga pallati dhe hyjnë sërish në automjetin ku ndodhej “Zogu” dhe më pas largohen në drejtim të një restoranti në rrugën e Kavajës.
Rasti i pestë-Biseda me F.Sulën
F.Sula telefonon Hermes Nikaj, duke i kërkuar që t’i njoftojë të dyja vajzat për ditën tjetër, të jenë gati dhe të punojnë së bashku se është keq nga ana e gjendjes financiare.
Mes “Zogut” dhe F.Sula, zhvillohet kjo bisedë si më poshtë:
Zogu: Hë shpirti im se isha në dush dhe sa dola
F.Sula: Më fal
Zogu: Asnjë gjë se po laja trupin
F.Sula: Mirë i lajmërove ato gocat
Zogu: Po pra ato, k****ca të thanë për nesër
F.Sula: Nesër i lemë, e mirë s’ka gjë. Më fal se i kam rënë disa herë telefonit.
Zogu: Qyqja s’ka gjë jam fëmija jot.
F.Sula: Mirë do ta lemë nesër, ça ore do ta lemë nesër?
Zogu: Nga pasditja, sa të shkruajnë k****t, s’u zihet besë jau q… r….
F.Sula: Mirë mirë, vetëm thuaji çfarë ore do vijnë, mirë.
Zogu: Pa merak se të shkruaj unë në Ëhats app.
F.Sula: Aman se na duhet puna se z’ban o Hermes
Zogu: E di e di më raftë pika
F.Sula: Se jam keq…për zotin
Zogu: Po ça shpirti…
F.Sula: Fol me ato, çfarë ore do vijnë nesër mirë
Zogu: Mos u mërzit, më raftë pika
F.Sula: Të puç…
Rasti i gjashtë-Biseda me Turin, pronarin e restorantit
Më 22 korrik 2019, Hermes Nikaj telefonohet nga një biznesmen në Tiranës, që menaxhon një restorant peshku, i cili është identifikuar me emrin “Turi”.
Të dy së bashku flasin në mënyrë të koduar, dhe sapo mbërrin vajza, “Turi” i thotë Zogut se ka vend pune në restorant për kuzhiniere, dhe mos diskutonte fare asnjë fjalë.
Mes tyre zhvillohet kjo bisedë:
Zogu: Hë zemra
Turi: Hë zemra nga bëhet
Zogu: Hiç të bëfsha
Turi: Mirë mo mirë
Zogu: Donte të punonte kjo tek ty
Turi: Ça të punonte mo vëlla?
Zogu: A e kupton?
Turi: Lere e mora vesht, të vijë patjetër. Ka vend për kuzhiniere, mos e diskuto fare.
Zogu: Ok, sa të bëjë e përgjithshmja
Turi: Kur do vish sot
Zogu: Jo sot, nesër ose pasnesër.
Turi: Ok, nesër në darkë. Paradite kur të duash, vetëm më lajmëro se po merrem me shpinë e re.
Zogu: A do me njoftu, hajt se të shkruaj unë…