Kompania e prodhimit të automjeteve me bazë në Japoni, “Nissan Motor” parashikon një humbje neto deri në 670 miliardë yen (6,35 miliardë dollarë) për vitin aktual, për shkak të rënies së shitjeve gjatë pandemisë së COVID-19.
Kompania bën me dije se prodhimi është ndërprerë në shumë fabrika në mbarë botën dhe performanca e saj po ndikohet nga klima e vështirë e biznesit.
Partner i “Renault”, “Nissan” parashikon humbje operative prej 470 miliardë yen deri në mars të 2021, ndërsa pret që shitjet vjetore të bien me 21% nga viti i kaluar, me 7,8 trilionë yen.