Një situatë e pazakontë është shënuar në Fier, në Qendrën e Votimit 3134/01 që ndodhet në shkollën “Kostandin Peto”, ku mungojnë 500 fletë votimi.
Sipas të dhënave zyrtare, në këtë qendër janë regjistruar si të dërguara 547 fletë votimi, por në momentin e hapjes së vendvotimit janë gjetur vetëm 47.
Ngjarja ka ngritur shqetësime serioze në KZA nr. 59 dhe pritet që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të japë sqarime lidhur me këtë mospërputhje të konsiderueshme.