Humbi nënën dhe vëllain nga tërmeti, del nga rrënojat 17-vjeçari nga Durrësi

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një tërmet apokaliptik goditi Shqipërinë në orët e para të mëgjesit të sotëm.

Lëkundja e fuqishme 6.4 ballë, shkaktoi dëme të shumta në Durrës, Kavajë e Thumanë.

Gjithashtu numërohen 15 viktima, të cilët nuk mundën dot të nxirreshin nga rrënojat.

Në qytetin bregdetar u rrafshuan disa ndërtesa, si dhe dy hotele.

Sipas informacioneve të fundit, forcat e shpëtimit, kanë nxjerrë nga rrënojat 17-vjeçarin Ramë Lala.

Shtëpia e tij tre katëshe në zonën e ish-kënetës në Durrës u rrafshua plotësisht.

Nuk patën të njëjtin fat nëna e tij, Sadete Lala, vëllai i tij, Ilir Lala i cili ishte i paralizuar dhe Amelia Lala, kushërira e tij.

Të zhdukur janë motra e tij, Griselda Lala, Marjeta Lala e cila është nusja e djalit të Sadetes, Emilio Lala, djali i Marjetës, Dionis e Dionisa Lala.

Shpërndaje
Share.

Komento