Skip to content
Kryesore

Humbi kontrollin e motorit dhe u përplas me një tjetër motomjet, plagoset i riu

· 1 min lexim

Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në Unazën Lindore të Shkodrës, ku një 24-vjeçar ka humbur kontrollin mbi motorin dhe është përplasur me një tjetër motomjet.

Si pasojë e përplasjes, ai ka pësuar dëmtime dhe është transportuar në spital.

Sipas njoftimit të Policisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 11:00, kur shtetasi E. H., 24 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi motomjetin dhe ka përplasur motomjetin e drejtuar nga shtetasi M. A., 70 vjeç.

Aktualisht, i riu ndodhet në Spitalin Rajonal të Shkodrës dhe është nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 11:00, në Unazën Lindore të qytetit, shtetasi E. H., 24 vjeç, duke drejtuar motomjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe për pasojë motomjeti është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin M. A., 70 vjeç.

Si pasojë është dëmtuar shtetasi E. H., i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, në kujdesin e mjekëve.

Me drejtuesin e motomjetit tjetër po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.