Skip to content
Kryesore

Humbi jetën elektricisti në Divjakë, në pranga dy punonjës të OST dhe OSHEE

· 1 min lexim

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e së hënës në fshatin Mërtish, pranë Divjakës, ku 32-vjeçari Xhuljo Shtëmbari humbi jetën pasi ra në kontakt me energjinë elektrike gjatë një pune në terren.

Policia e Fierit ka arrestuar dy persona, Xh. H., 60 vjeç, banues në Gradishtë, dhe A. P., 57 vjeç, banues në Babunjë, të cilët dyshohen se kanë shkelur rregullat e mbrojtjes në punë.

Sipas hetimeve paraprake, ata nuk kanë ndërprerë furnizimin me energji në linjën ku po punonte viktima, duke sjellë pasojat fatale.

Dosja i është referuar Prokurorisë së Fierit për vijimin e hetimeve dhe veprimeve të mëtejshme ligjore.