Humbën gjatë transportit, gjenden 11 DVD të përplasjes së makinës së policisë në Elbasan

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Dosja e përplasjes së makinës së policisë në Elbasan, ka bërë xhiro nga Prokuroria e Elbasanit, te e Përgjithshmja dhe më pas te Krimet e Rënda.

Gjatë transportit humbën disa DVD, të cilat ishin pjesë e hetimit.

Gjykata e Krimeve të Rënda, bëri me dije ditën e sotme, se kishte arritur të rekuperonte 11 DVD dhe një disk, të cilët nuk ishin në dosje, shkruan “Balkanweb”.

Në njoftimin e gjykatës, thuhet se personi që ka kryer akt-ekspertimin, nuk është kujdesur që të bëjë një kopje të dytë.

Ndërkohë Krimet e Rënda kishin bërë kërkesë në Prokurorinë e Elbasanit, por prokurori Behar Dibra tha se nuk mund ta shpjegonte këtë situatë, për shkak të lëvizjes disa herë të dosjes.

Kujtojmë këtu se më 18 shtator 2017, patrullat e policisë kishin dalë për verifikim, pasi morën një sinjalizim se tre automjete kishin bërë manova, si dhe i kishin drejtuar denoncuesit një pistoletë.

Gjatë kontrolleve, policia kishte pikasur një mjet tip “Range Rover” në zonën e tregut ushqimor, i cili ishte shumë i ngjashëm me përshkrimin e qytetarit.

Në këtë moment blutë i bëjnë shenjë që të ndalojnë.

Njëri prej personave që ishin brenda në mjet, zbret dhe i jep diçka rojes së tregut.

Pasagjer në këtë mjet ka qenë Endri Çopja dhe një person tjetër, të cilët refuzuan të shoqërohen në polici.

Menjëherë në vendngjarje u mblodhën forca të shumta policie.

Vetëm pak minuta më pas, një mjet tip “Audi” tenton të futet në tregun ushqimor dhe përplas makinë e policisë.

Shpërndaje
Share.

Komento