Humb jetën shqiptari në Itali, aksidentohet në punë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një shqiptar në Pistoia të Italisë ka humbur jetën në vendin e punës.

Viktima është punëtori shqiptar Sokol Rahshata 45-vjeç.

Sipas mediave italiane, shqiptari u rrëzua nga shkallët nga një lartësi rreth 3 metra teksa po punonte për të larguar nga një çerdhe pemët e rrëzuara për shkak të erërave të forta.

Ai u dërgua me urgjencë në spital për të marrë trajtim mjekësor, por nuk ka mundur të mbijetojë, pasi kishte pësuar fraktura në kafkë.

Shpërndaje
Share.

Komento