Minatori 40-vjeçar Sokol Toçi ka humbur jetën këtë të hënë në një nga galeritë e kromit në Bulqizë, pasi dyshohet se ka pësuar arrest kardiak.
Ai ishte rikthyer në punë pas pushimeve të fundvitit dhe ka ndërruar jetë brenda galerisë.
Toçi është transportuar në spitalin e Bulqizës, ku është konfirmuar vdekja e tij.
Ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes, përfshirë nëse vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale apo një aksident.