Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë. Një fëmijë 16 muajsh ka humbur jetën rrugës për në QSUT rreth orës 21:30.
Mjekët e urgjencës së QSUT tentuan menjëherë oksigjenimin dhe frymëmarrjen artificiale, por pa mundur ta rikthejnë në jetë.
Fëmija ka qenë nga Pakistani e ndërsa mësohet se shkaku i humbjes së jetës të jetë bërë bllokimi i rrugëve të frymëmarrjes nga një kokërr qershie.
Prindërit fëmijës me origjinë pakistaneze jetojnë dhe punojnë prej vitesh në Shqipëri.