Skip to content
Aktualitet

Humb jetën fëmija 16 muajsh në Tiranë, ky është shkaku i ngjarjes së rëndë

· 1 min lexim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë. Një fëmijë 16 muajsh ka humbur jetën rrugës për në QSUT rreth orës 21:30.

Mjekët e urgjencës së QSUT tentuan menjëherë oksigjenimin dhe frymëmarrjen artificiale, por pa mundur ta rikthejnë në jetë.

Fëmija ka qenë nga Pakistani e ndërsa mësohet se shkaku i humbjes së jetës të jetë bërë bllokimi i rrugëve të frymëmarrjes nga një kokërr qershie.

Prindërit fëmijës me origjinë pakistaneze jetojnë dhe punojnë prej vitesh në Shqipëri.