Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Hovi i teknologjisë së informacionit, pritet transformim dixhital i kompanive shqiptare

13:15 24/01/2022
Reading Time: 4 min lexim

Teknologjia e informacionit kishte nisur rritjen vitet e fundit, ndërsa pandemia i dha një tjetër hov sektorit.

Sipas të dhënave të marra nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, konstatohet një rritje e numrit të kompanive të regjistruara në sektorin e TIK me 46% nga viti 2018 në 2019, duke sjellë një rritje prej 12% të aktivitetit ekonomik dhe 23% në numrin e të punësuarve.

Kjo e bën sektorin e IT në Shqipëri, si tendencë globale tashmë, një ndër sektorët që pritet të ketë ecurinë më të mirë në vitet e ardhshme. Ndikimi për këtë ka ardhur nga dixhitalizimi në masë të gjerë, si dhe nevojat specifike që Pandemia solli, ndër të cilat edhe konceptin e ri të Smart working.

Tomi Kallanxhi, drejtues i “Big Media Expert”, thotë për “Monitor” se 2022 pritet që t’i japë më tepër hov dixhitalizimit.

“Ne presim që të vazhdojmë transformimin dixhital të kompanive, por dhe një rol kryesor do të ketë dhe outsource, për shkak të kërkesës së lartë për resurse teknologjike në të gjithë planetin. E përkthyer në termat e biznesit, kompanitë shqiptare të këtij sektori pritet të kenë hov rritje”, përfundon ai.

Aneida Bajraktari, drejtuese e “Balkans Capital”, thotë se, 2022 mendohet të jetë një vit më i qëndrueshëm se dy vitet që lamë pas.

“Pandemia shërbeu shumë mirë për të hapur dyert e ekonomisë dixhitale. Teknologjia dhe inovacioni do të vazhdojnë të jenë faktor kyç në ndryshimin e industrive dhe transformimin e bizneseve. Për sa i përket industrisë ku “Balkans Capital” operon, mendoj se fiskalizimi do të ketë një ndikim të madh në uljen e informalitetit në ekonomi, ndërsa teknologjitë blockchain dhe kriptovalutat do të marrin edhe më shumë vëmendje” – përfundon ajo.

 

 

“Sfida e 2022 është motivimi i të rinjve që të mos emigrojnë”

 

Flet Gjergji Robo, CEO i “Smartwork”

 

Fillimi i pandemisë në vitin 2020 solli mbylljen e shumë projekteve, pasi shoqëritë e huaja u detyruan të ishin më konservatore në investimet e tyre në IT.

Kështu shprehet Gjergji Robo, ekspert i fushës, i cili shton se vazhdimi i punës gjatë pandemisë solli një koncept tjetër pune, smart working…

 

Si ka qenë ecuria e sektorit dy vitet e fundit (IT dhe Smart working)?

Në këto dy vite, modelet e biznesit kanë pasur një ndryshim të madh, të shpejtë dhe të papritur. Gjatë kësaj periudhe, të gjithë u angazhuam të përshtateshim dhe të bënim më të mirën në rrethanat që ndodheshim. Fillimi i pandemisë në vitin 2020 solli mbylljen e shumë projekteve, pasi shoqëritë e huaja u detyruan të ishin më konservatore në investimet e tyre në IT.

Vazhdimi i punës gjatë pandemisë solli një koncept tjetër pune, smart working. Të gjithë punonjësit mund të punonin nga kudo që ndodheshin, por kjo kërkonte mbështetje dhe investim në sistemet e informacionit. Viti 2021 ishte viti i “bounce back”, ku shumë biznese u fokusuan të investonin në sisteme, të cilat realizojnë menaxhimin e të gjithë departamenteve dhe komunikimin e stafit sipas roleve.

Kjo valë ndryshimesh solli investime, duke filluar me ndërtimin e faqeve e-commerce për shitjen e produkteve online, deri në implementimin e sistemeve ERP, të cilat i lejojnë punonjësit të aksesojnë sistemin remote dhe në mënyrë të sigurt.

Me këto hapa dhe zhvillime teknologjike, të gjithë mund të punojnë nga kudo dhe me orare fleksibël. Kjo është një nga kërkesat më të shpeshta gjatë proceseve të rekrutimit. Bazuar në modelin tonë të biznesit dhe politikat e brendshme, Smartwork ofron të gjithë mbështetjen e saj teknologjike dhe fleksibilitetin e kërkuar nga stafi për mbarëvajtjen e punës, arritjen e rezultateve të detyrave dhe balancën punë-jetë.

 

Cilat janë vështirësitë më të mëdha të fushës? 

Krijimi i kompanive të reja në fushën e IT-së e ka bërë tregun shumë konkurrues. Sfida më e madhe është gjetja e talenteve të reja. Në Smartwork kemi aktivizuar fushatën Rebrand yourself!, ku ofrojmë mundësi trajnimi gjatë punësimit, për sistemet ERP.

Interesi dhe aplikimet janë të shumta nga të rinjtë, të cilët vlerësojnë mundësinë e dhënë për t’u fokusuar në një karrierë afatgjatë në fushën e teknologjisë së informacionit. Brenda një kohe të shkurtër nga punësimi kemi evidentuar dëshirën dhe këmbënguljen e të rinjve për të mësuar dhe për t’u angazhuar më tepër në projekte. Nuk mund të lë pa shprehur krenarinë/gëzimin për mundësitë që Smartwork u jep të gjithëve për të gjetur veten dhe për të ndërtuar karrierën e tyre.

 

Si e prisni vitin 2022? 

Viti 2022 do të vijë me shumë mundësi dhe projekte të reja për Smartwork. Hapat e parë janë hedhur dhe rezultatet do të shihen në muajt e parë të vitit. Ne do të vazhdojmë të ndjekim risitë më të fundit teknologjike dhe të sjellim frymën e re të zhvillimeve në tregun tonë.

Sfida më e madhe e vitit 2022 do të jetë motivimi i stafit aktual, në mënyrë që të ulet tendenca e largimit të të rinjve jashtë vendit, si dhe investimi në profilet e reja me junior, të cilët duhet të trajnohen nga fillimi./Monitor

Etiketa: Hovi i teknologjisë së informacionitkompanitransformim dixhital

Të lidhura

Operacioni “USDT-1”/ Arrestohen 17 persona në Tiranë dhe Shkodër
Aktualitet

Mashtrim nëpërmjet Call Center-ave, gjashtë të arrestuar në Tiranë

Policia e Shtetit ka finalizuar një tjetër fazë të operacionit ndërkombëtar të koduar “Platforma”, i cili ka si qëllim goditjen...

11:37 14/05/2025
Zgjedhjet e dyshimta i japin fitoren Edi Ramës, çfarë shkruan media austriake
Kryesore

Zgjedhjet e dyshimta i japin fitoren Edi Ramës, çfarë shkruan media austriake

Gazeta prestigjioze austriake Der Standard ka raportuar mbi zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, duke vendosur theks të veçantë mbi legjitimitetin e...

11:26 14/05/2025
Para
Përplasja me Veliajn, Tatimet “mësyjnë” te bizneset e Armand Dukës

Përplasja me Veliajn, Tatimet "mësyjnë" te bizneset e Armand Dukës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Operacioni “USDT-1”/ Arrestohen 17 persona në Tiranë dhe Shkodër

Mashtrim nëpërmjet Call Center-ave, gjashtë të arrestuar në Tiranë

11:37 14/05/2025
Zgjedhjet e dyshimta i japin fitoren Edi Ramës, çfarë shkruan media austriake

Zgjedhjet e dyshimta i japin fitoren Edi Ramës, çfarë shkruan media austriake

11:26 14/05/2025
GJKKO vendos për babanë e kandidates së PSD, akuza

GJKKO vendos për babanë e kandidates së PSD, akuza

11:11 14/05/2025
Lajm i fundit\ Dy të vrarë në Roskovec

Aksident tragjik te “Shkalla e Tujanit”, trupat e dy të rinjve përfundojnë në lumë

10:54 14/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.