Horror në Ukrainë! Arrestohet një person me një kokë të prerë në dorë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ditën e djeshme në Ukrainë është arrestuar një burrë i zhveshur i cili mbante varur në qafë organe të brendshme dhe në dorë mbante kokën e prerë të babait të tij.

Dëshmitarët e tmerruar tregonin se kishin parë 30 vjeçarin Dimitry Ponomarenko të dilte nga apartamenti i tij “i mbuluar me gjak dhe me zorrë të varura në qafë”, ndërsa kishte nisur të ecte duke mbajtur një kokë të prerë në dorë.

Një nga fqinjët dëshmoi, se ky burrë me pas ishte ulur në një një stol duke ndezur kështu një cigare dhe me pas, kishte filluar të godiste makinat e parkuara me kokën e prerë që mbante në dorë.

Policia po heton rrethanat e krimit makabër, pasi Ponomarenko u kap duke mbajtur kokën e prerë të babait të tij Igor Ponomarenko në Odessa, në jug të Ukrainës.

Sipas policisë së Dumskaya, vrasësi më pas kishte hasur oficerët e policisë, të cilëve u kishte deklaruar: “Ky është një zot që nuk duhet adhuruar”, raportonin mediat lokale.

Kur policia kontrolloi apartamentin e tij gjeti dy trupa meshkujsh në apartamentin e të dyshuarit.

Igor Ponomarenko ishte 53-vjecari, trupi i të cilit u gjet pa kokë i shtrirë në krevat.

Ndërsa trupi tjetër, që besohet se i përkiste mikut të familjes Aleksandr Demchenko, 32 vjeç, u gjet në kuzhinë, me bark të hapur e të zbrazur.

Kur u pyet se përse i kishte vrarë viktimat, Ponomarenko raportohet se u përgjigj: “Isha i detyruar”.

Një zëdhënës i policisë tha: “U njoftuam nga banorë të shokuar që kishin parë burrin që ecte me kokë njeriu të prerë në dorë”.

Autoritetet ukrainase kanë hapur një hetim për vrasje të dyfishtë ndaj Ponomarenko, i cili është dërguar në paraburgim.

Vrasësi i dyshuar punonte në Duke Hotel, ku kishte humbur vendin e punës një ditë para masakrës, për arsye se konsumonte drogë dhe sjellje të papërshtatshme, thanë burimet. Motivet e krimit janë ende duke u hetuar. /Gazetareforma.com/

Shpërndaje
Share.

Komento