Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“Hodhën 10 fëmijë në mes të 4 rrugëve”, Boçi bën denoncimin e rëndë

16:53 27/09/2021
Reading Time: 3 min lexim

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka reaguar me një postim në rrjetin e tij social në “Facebook”në lidhje me nisjen e sezonit të ri shkollor. Në vend të një urimi për të gjithë nxënësit, ai zgjodhi të sjellë në vëmendje një rast, që sipas tij është abuzues.

Deputeti demokrat ka sjellë një rast ku sipas tij, bashkia e Elbasanit dhe Ministria e Arsimit ka vendosur të mbyll një kopsht në fshatin Pajun të këtij qarku.

Sipas tij, drejtoria e kopshtit i është drejtuar me shkresë autoriteteve duke i kërkuar që të mos mbyllet, por asgjë nuk ka ndryshuar.

Boçi thotë se kjo qeveri ka lënë jashtë 10 fëmijët që shkonin në këtë kopësht si dhe kanë hequr nga puna edukatoren, që sipas tij, autoritetet e kanë cilësuar demokrate.

Postimi i Luçiano Boçit:

NJË AKUZË NË VEND TË URIMIT

Pak e dinë se ku bie Pajuni i largët i njësisë Papër në Elbasan. E pra, aty në Pajun ka një shkollë.

Brenda saj ka një kopësht fëmijësh, me një edukatore shembullore prej 10 vitesh, DANIELA SALIAJ.

Brenda atij kopështi ka 10 fëmijë të mrekullueshëm. Ose më saktë na ishte një herë një kopësht…

Edhe Daniela edukatore nuk është më. Ishte…, sepse nga nesër kopështi nuk ekziston më.

Arleo, Qemali, Ajsi, Jurgeni, Rajani, Kalusi, Asia, Reldi etj, ndryshe nga fëmijët e tjerë, nesër nuk do të gëzohen për fillimin e vitit shkollor.

E madje nuk do të shohin në fshat më për t’i dhënë një lule oborri, as edukatoren e tyre.

Kryetari i Bashkisë Elbasan dhe Ministrja e Arsimit nga Elbasani, falë humanizmit që i karakterizon e mbyllën kopshtin pavarësisht se drejtoria me shkresë (poshtë) kërkon ligjërisht vazhdimin e tij funksionimit të tij. Ata i hodhën fëmijët nga 3 deri në 6 vjeç në mes të katër rrugëve.

Pas kësaj fëmijët as do mund të takohen më, as do mund të lozin më bashkë, as të gëzojnë, as të mësojnë.

Sepse kështu ka vendosur Llatja i Elbasanit. As më shumë e as më pak, ky është një akt i shëmtuar mizorie pushteti. E gjithçka ka nga pas një arsye po kaq mizore, një hakmarrje politike krejt të ulët ndaj edukatores “demokrate”- siç e cilësojnë!

DANIELA, po është e vërtetë që ka vite e angazhuar pranë PD me ëndrrat, idealet e dëshirat e saj. Megjithëse ka të gjitha arsimimet, kualifikimet dhe përkushtimin e duhur, ajo është larguar më përdhunë nga puna.

Megjithëse është kryefamiljare e vetme, e mbetur e ve me dy fëmijë, dhe ligji detyron institucionet që ajo të jetë domosdoshmërisht e punësuar, Kryetarit të Bashkisë dhe Ministres së Arsimit nuk ia bën as syri, as zemra tërr!

Ato janë siç i do partia.  Paturpësisht të pamëshirshëm ndaj “armiqve” politikë, qofshin këta gra apo fëmijë. Vetëm e vetëm që të ekzekutojnë Danielën, pushkatojnë fëmijërinë e 10 fëmijëve duke i mbyllur atyre kopshtin.

Më poshtërsi të poshtër se kaq nuk mund të ketë. E kjo dramë nuk ka ndodhur vetëm me fëmijët e Pajunit e vetëm me Danielën. Raste të tilla ka me qindra kudo në vend.

Pas maskave të buzëqeshjeve e shtrirjes së shtirur të duarve për bashkëpunim, gjithmonë këta kanë të fshehur një kamë helmatisëse, që godet pas shpine çdo festë.

Urimet e tyre i ngjanë atyre kobeve që i ngjallin ekstazë kënaqësie përcjellësve hipokritë. Pa urimet hipokrite e hakmarrjet e tyre primitive fëmijët e Pajunit, Elbasanit e Shqipërisë do të ishin më të qetë, më të lumtur, më mirë e me të ardhme të pa kompromentuar.

Mësuesit e edukatoret do të ndjeheshin më me dinjitet, më të vlerësuar e më të respektuar.

Urimi im sot, pa fëmijët e Pajunit dhe qindra e mijëra si ata, sado i bukur të parashtrohet nuk do ishte i vërtetë.

Prandaj më mirë sot dua TË AKUZOJ!

TË AKUZOJ rrënuesit e arsimit!

TË AKUZOJ pashpirtësinë e pushtetarëve!

TË AKUZOJ abuzivizmin e pushtetit!

TË AKUZOJ padrejtësinë e qeverisjes!

TË AKUZOJ banalitetin e banalëve!

TË AKUZOJ banditizmin e njerëzve të cilëve karrikja i duket si majë Olimpi!

Për mësuesit, edukatoret e nxënësit, përulje respekti e dashurie!

Etiketa: bocidenoncimElbasanFacebookKopshtreagim

Të lidhura

Zgjedhjet e dyshimta i japin fitoren Edi Ramës, çfarë shkruan media austriake
Kryesore

Zgjedhjet e dyshimta i japin fitoren Edi Ramës, çfarë shkruan media austriake

Gazeta prestigjioze austriake Der Standard ka raportuar mbi zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, duke vendosur theks të veçantë mbi legjitimitetin e...

11:26 14/05/2025
GJKKO vendos për babanë e kandidates së PSD, akuza
Kryesore

GJKKO vendos për babanë e kandidates së PSD, akuza

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur masën “arrest në shtëpi” për Pandeli Bozhën, i arrestuar...

11:11 14/05/2025
Para
Policia me “dorë të hekurt” gjatë fundjavës, ja sa persona përfundojnë në pranga

Policia me “dorë të hekurt” gjatë fundjavës, ja sa persona përfundojnë në pranga

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Operacioni “USDT-1”/ Arrestohen 17 persona në Tiranë dhe Shkodër

Mashtrim nëpërmjet Call Center-ave, gjashtë të arrestuar në Tiranë

11:37 14/05/2025
Zgjedhjet e dyshimta i japin fitoren Edi Ramës, çfarë shkruan media austriake

Zgjedhjet e dyshimta i japin fitoren Edi Ramës, çfarë shkruan media austriake

11:26 14/05/2025
GJKKO vendos për babanë e kandidates së PSD, akuza

GJKKO vendos për babanë e kandidates së PSD, akuza

11:11 14/05/2025
Lajm i fundit\ Dy të vrarë në Roskovec

Aksident tragjik te “Shkalla e Tujanit”, trupat e dy të rinjve përfundojnë në lumë

10:54 14/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.