Sot parlamenti grek ka ratifikuar “Marrëveshjen e Prespës”.
Marrëveshja për emrin “Maqedonia e Veriut’ u miratua me 153 vota pro e 146 kundër.
Ndërkohë 8 deputetë të parlamentit i janë bashkuar SYRIZA-s me votë ‘pro’.
Sipas mediave greke deputetët e “Agimit të Artë” janë ngritur në këmbë në seancë dhe akuzuan deputetët që votuan pro marrëveshjes.
Diskutimet parlamentare nisën që në orën 09.00 për të përfunduar në orën 14.30 dhe më pas u zhvillua procesi i votimit.