Historike/ Filmi Kosovar “Zgjoi” fiton tre çmime në festivalin prestigjoz

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kinematografia kosovare ka njohur arritjet e radhës. Ka qenë filmi i regjisores Blerta Baloshi “ Zgjoi” ai që është përfaqësuar denjësisht në një festival mjaft prestigjoz. Bëhet fjalë për  ‘Sundance Film Festival 2021’, ku produksioni Kosovar ka fituar tri çmime kryesore

Ai është shpërblyer me çmimet: ‘Filmi më i mirë’, ‘Regjisorja më e mirë’, dhe çmimin e vlefshëm të publikut të festivalit më të madh të filmit të pavarur në ShBA.

Pas vlerësimit të shkëlqyer ka qenë aktorja protagonist, Yllka Gashi ajo që ka reaguar e lumtur me një status në Facebook duke treguar me krenari suksesin historik të kinematografisë kosovare për arritjet që shënoi “Zgjoi”.

“Ne sapo bëmë historinë! Filmi jonë “Hive” me regji dhe skenar të Blerta Bashollit, prodhuar nga Ikonë Studio, fitoi tre çmimet kryesore në Sundance Film Festival 2021. Filmi më i mirë, Çmimi i publikut dhe Regjisorja më e mirë. Blerta Basholli, Të dua! Faleminderit që më bëre pjesë të kësaj ëndrre!”, shkruan Yllka Gashi në Facebook.

Filmi “Zgjoi” është i frymëzuar nga historia e vërtetë e Fahrijes (interpretuar nga Yllka Gashi) nga Krusha e Madhe. Fahrija në kërkim të burrit të saj të humbur gjatë luftës në Kosovë, fillon një biznes bujqësor për të siguruar mbijetësën e familjes. Një hap i tillë nuk u pa me sy të mirë në një ambient patriarkal dhe tradicional, ku suksesi i grave nuk është shpesh i mirëpritur.

Shpërndaje
Share.

Komento