Një histori rrëqethëse vjen nga Afganistani, aty ku prej disa ditësh tashmë situata nuk është aspak e qetë, pasi talebanët përparuan në territor dhe arritën të pushtonin Kabulin. Mijëra njerëz të dëshpëruar dhe frikësuar nga ajo që mund t’iu ndodhin janë dyndur në aeroport dhe presin evakuohen.
CNN ka treguar fatin e një nëne me katër fëmijëve e cila u vra vetëm sepse refuzoi që të gatuante për talebanët pasi nuk kishte mundësi të gatuante për aq persona sa ata kishin kërkuar.
Talebanët kanë trokitur për të 4-tën herë radhazi në derën e një nëne me katër fëmijë në një fshat të vogël në Afganistanin verior dhe i kërkuan që të gatuante ushqim për 15 luftëtarë.
Vajza e Najias, Manizha, 25 vjeç, e dinte që ata do të vinin, nëna i kishte thënë se kishin bërë të njëjtën gjë tre ditë më parë kur i kërkuan që të gatuante për të paktën 15 luftëtarë.
“Nëna ime u tha atyre: ‘Unë jam e varfër, si mund të gatuaj për ju? Nëna ime u rrëzua dhe ata filluan ta rrihnin dhe godisnin me armët e tyre – AK47′”, tha e bija e së ndjerës.
Manizha tha se ajo u bërtiti luftëtarëve të ndalonin. Ata u ndalën për një moment para se të hidhnin një granatë në dhomën tjetër dhe të iknin ndërsa flakët përhapeshin. Për fat të keq, gruaja ndërroi jetë nga dhuna fizike. Ky sulm tragjik tregon qartë nivelin e rrezikut që kanoset mbi gratë në Afganistan tashmë që talebanët kanë kontrollin e vendit.
Për personazhet e këtij artikulli, CNN ka përdorur pseudonime për të mbrojtur identitetin e tyre.