Hidhet nga ballkoni i shtëpisë, humb jetën gruaja nga Fieri

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një grua e moshuar është hedhur mesditën e sotme nga ballkoni i shtëpisë së saj. Mendohet se gruaja është një 65-vjeçare nga Fieri, e cila banonte në lagjen “1 Maji”.

65 vjeçarja V.B dyshohet se është hedhur nga ballkoni i shtëpisë dhe ka ndërruar jetë. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Kujtojmë këtu se pak rë më parë në qytetin e Korçës, një 24-vjeçar u hodh nga kati i 5-të i një pallati, ku humbi jetën si pasojë e plagëve të marra.

Shpërndaje
Share.

Komento