Skip to content
Politikë

Hetimi për ish-deputetin Jurgis Cyrbja, SPAK thërret Adrian Çelën

· 1 min lexim

SPAK ka thirrur ish-kreun e OSHEE, Adrian Çela, për t’u pyetur në kuadër të hetimit të lidhur me ish-deputetin e PS-së, Jurgis Cyrbja. Çela do të pyetet në cilësinë e drejtuesit politik të qarkut të Durrësit.

Për të njëjtën çështje, u pyet edhe ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako.

Cyrbja është arrestuar me akuzën për korrupsion në zgjedhje dhe nxjerrje sekreti, ndërkohë që emri i tij u përfshi në listën e sigurt të kandidatëve për deputetë të PS pas ndikimit të personave të lidhur me krimin.