Henri Çili përfundon në pranga, ja për çfarë akuzohet

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Policia ka arrestuar mbrëmjen e djeshme pronarin e Universitetit Europian të Tiranës Henri Çili.

“Dosja.al” shkruan se bashkë me të janë arrestuar edhe drejtori juridik i UET, Ilir Korbi dhe 5 persona të tjerë.

Mësohet se ata janë arrestuar për llogari të Gjykatës së Gjirokastrës.

Shkak për arrestimin e tyre është bërë ndikimi që kanë pasur tek gjyqtarët për lirimin nga burgu të bandës së Lazaratit.

Mendohet se Çili ka korruptuar një gjyqtar, emri i të cilit nuk është bërë ende i ditur.

Mbi 7 të arrestuarit rëndon akuza e korrupsionit pasiv dhe aktiv në drejtësi.

Gjatë natës, policia ka zhvilluar edhe kontrolle në Universitetin Europian të Tiranës.

Shpërndaje
Share.

Komento