Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Henri Çili flet për arrestimin: Takimi me zyrtarin e drejtësisë nuk ekziston, dhurimi i pronave është bërë me vullnet të lirë

13:40 05/03/2020
Reading Time: 4 min lexim

Pronari i UET, Henri Çili, në një konferencë për mediat, ka folur për arrestimin e tij.

Në lidhje me dhurimin e tokave nga biznesmeni Sait Fishta, Çili është shprehur se është bërë me vullnet të lirë.

Më tej ai shtoi, se nuk ka kryer asnjë veprim në kundërshtim me ligjin.

Analisti tha se nuk është viktimë e një procesi politik dhe se është i bindur për pafajësinë.

Ndër të tjera, pronari i UET ka mohuar takimin me zyrtarin e drejtësisë.

Pjesë nga deklarata e Çilit:

Dhurimi i 2 njësive të shërbimit nga sipërmarrësi Seit Fishta është bërë me vullnet të lirë, janë paguar taksat. Kemi folur me Fishtën për ide dhe projekte. Kam marrë shkas nga një prej klientëve të mi, por konteksti dhe dhurimi nuk lidhen fare. Hapat e mëtejshëm, sigurisht që do apeloj masën ‘detyrim paraqitje’, do kërkoj pafajësinë dhe dëmshpërblimin.

Si qytetar, unë mendoj se çdo shkelje e ligjit duhet të marrë dënimin e merituar, aq më tepër vrasja e një polici në krye të detyrës, por kjo duhet bërë në respektim të ligjit. Nuk jam viktimë e ndonjë procesi politik,, nuk jam i bindur se çështja duhet drejtuar politikisht. Kemi të bëjmë me një sistem skandaloz drejtësie. Gjyqtarët që kanë dhënë vendimin janë të pakaluar në vettingu, kemi një protagonizëm të sëmurë drejtësie. Kjo çështje nuk shërben si bilanc i luftës ndaj krimit dhe korrupsionit.

Marrëdhëniet e mia personale janë objekt i plotë i privatësisë. Çdo veprim imi për të mbështetur financiarisht, moralisht apo dhurim brenda ligjit është vullnet i imi personal, nuk kam kryer asnjë veprim në kundërshtim me ligjin. Mendoj se veprimi i lirë, përfshirë dhe studion ligjore, është në interes të publikut. Veprimtaria ime është frymëzuar nga respektimi i plotë i ligjit. Drejtësia është në gjendje alarmante dhe për këtë duhemi shqetësuar.

Do keni besim te SPAK?

Nuk kam asnjë informacion që jam viktimë e një procesi politik. është shumë mirë që çështja ka ardhur në SPAK, ku të paktën do ta shohim, kemi tepër besim në profesionalizimin, kompetencën dhe minimalisht kemi prokurorë ose gjykatës të vettuar. Jam i bindur për pafajësinë time dhe sistemi do ta konfirmojë këtë, sepse e gjitha ndërtohet mbi diçka që nuk ekziston. Kur një Gjykatë e Lartë nuk ekziston është absurde të mendohet ushtrimi i ndikimit tim. Është logjike të kërkohet përshpejtimi i çështjeve nga studiot ligjore. Por, unë nuk kam takuar askënd për asgjë. Unë do përpiqesha që ajo të ishte çështja e parë e Gjykatës së Lartë.

Për çështjen e Yzeirajt është marrë prokurorë, është marrë dosja dhe është bërë rekurs në Gjykatën e Lartë. Kurse çështja tjetër jo, se ishte krejt tjetër, kishte kohë.
Unë nuk kam marrë asnjë njoftim nga askush, që ishte një urdhër ndalimi, sepse nëse do të kisha marrë, minimalisht do të kisha bërë një përpjekje për të bërë diçka tjetër. Lidhur me familjarët, dua ta inkuadrojë në një kuadër krejtësisht privat. Është e vërtetë që kontakti me sipërmarrësin Fishta është realizuar, por pas bisedës, janë disa takime krejt të lirshme, legale, në ambiente publike, biseda në telefon, bashkëpunimi ka devijuar në një plan tjetër, që do të thotë si institucione mund të bashkëpunonim për të ardhmen. Pra, çfarë fshehje ka të dhurosh një pronë të ligjshme. Ne kemi paguar taksën e dhurimit, nuk ka dëm as shoqëria në këtë.

 A keni premtuar lirim nga burgu?

Pyetja nuk ka kuptim. Çdo studio ligjore ka qëllim t’iu japë klientëve të tyre dënimin më të lehtë ose lirimin, nëse është e mundur. Unë kam qëllimin të ecë dhe të siguroj klientë. Por, unë nuk kam premtuar asgjë.

Ku bazohet dashakeqësia e akuzës për të ngritur akuza kaq të mëdhaja ndaj jush, që ju i hidhni poshtë?

Dy parime, ne dimë që drejtësia ka gabime të mëdha, deri te dënimet me vdekje. Pra, sistemi i gjithi mund të ndërtohet mbi një keqkuptim. Ju e dini tragjedinë e Shekspirit me shaminë e Desdemonës, cili është shkaku pres ta mësoj. Takimi me një zyrtar të drejtësisë nuk ekziston. Ka një keqkuptim.

Botuesi ka bërë me dije, se pasi të fitojë pafajësinë, avokatët e tij do të kërkojnë dëmshpërblim.

Çili tha gjithashtu se në këtë çështje nuk është përfshirë si botues apo pronar i UET, por si ortak i një studioje ligjore, në të cilën posedon 75% të aksioneve.

Henri Çili u arrestua në kuadër të operacionit “Mezhgorani”, së bashku me kunatin e tij Gazmir Ajdini dhe bashkëpunëtorë në UET.

Ai u akuzua se kishte marrë 750 mijë euro dhe prona, për të ndikuar në vendimin e Gjykatës së Lartë, për lirimin nga burgu të vëllezërve Aliko, të cilët ishin pjesë e grupit që vrau efektivin e RENEA-s, Ibrahim Basha.

Gjykata e Përmetit caktoi pë Çilin, masën e sigurisë detyrim paraqitje.

Etiketa: arrestimihenri cilizyrtari i drejtesise

Të lidhura

Ndërpritet procesi i numërimit të votave në Belsh, si janë rezultatet
Aktualitet

Kush janë deputetët e rinj që dalin nga votat e numëruara deri tani

Me vetëm 64 kuti votimi të pambyllura nga 5,225 në total, përbërja e re e Kuvendit po merr formën përfundimtare....

20:58 13/05/2025
Ja numri i fletëve të pavlefshme nga votimi në 12 qarqe
Aktualitet

Ja numri i fletëve të pavlefshme nga votimi në 12 qarqe

Ndërsa procesi i numërimit të votave nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit po shkon drejt përfundimit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve...

20:36 13/05/2025
Para

Shtatzania e nxënëses në Fier, sqarohet drejtoresha e zyrës arsimore: Medova se bëhej fjalë për mësuesen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Ndërpritet procesi i numërimit të votave në Belsh, si janë rezultatet

Kush janë deputetët e rinj që dalin nga votat e numëruara deri tani

20:58 13/05/2025
Ja numri i fletëve të pavlefshme nga votimi në 12 qarqe

Ja numri i fletëve të pavlefshme nga votimi në 12 qarqe

20:36 13/05/2025
Eurojust zbulon detaje nga operacioni kundër grupit të mashtrimit kibernetik

Eurojust zbulon detaje nga operacioni kundër grupit të mashtrimit kibernetik

20:20 13/05/2025
Zgjedhjet parlamentare / Si ndahen mandatet në qarkun e Vlorës

Zgjedhjet parlamentare / Si ndahen mandatet në qarkun e Vlorës

19:58 13/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.