Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Hendeku i fuqisë punëtore/ Shqipërisë po i ikën “truri” i saj, e katërta në botë për emigrimin e individëve me arsim të lartë!

23:16 07/01/2021
Reading Time: 2 min lexim

Gjatë viteve të fundit Shqipëria ka pësuar një valë të re “hemorragjie” të emigracionit masiv, sidomos të të rinjve dhe njerëzve me arsim të lartë!

Kjo është një këmbanë alarmi, pasi nga viti në vit po vihet re fakti i mungesave të theksuara të fuqisë punëtore.

Ndërkohë që fenomeni i ikjes nga vendi tashmë është bërë trendi i kohës, qeveria nuk ka ndërmarrë asnjë strategji për moslejimin e largimit të intelektualëve, njerëzve të aftë e profesionalë, si dhe studentëve ekselentë.

Ajo që në diplomaci njihet me termin softpower, që nënkupton investimin nga shteti të personave të aftë, intelektualë e ekselentë dhe katapultimin e tyre në vende kyçe dhe institucione shtetërore, duket sikur as nuk është çuar ndërmend nga qeveria aktuale, e cila e ka tejmbushur të Administratën Shtetërore në të gjitha nivelet me militantë.

Në raportin e vitit 2020, Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD), ka konstatuar se Shqipëria renditej e katërta në botë për rritjen në normën e emigracionit të personave me aftësi të larta në punë për periudhën 2000/2001 deri në vitet 2015/2016.

Sipas studimit të OECD-së, në fakt fenomeni i ikjes së intelektualëve dhe individëve të arsimuar është i njohur në të gjithë rajonin e Ballkanit.

Shqipëria renditet gjithashtu edhe ndër 10 vendet e para në botë për normën e emigracionit të personave me aftësi të larta, duke e pasur këtë tregues 38.1%, që sipas tabelës së OECD pozicionohet në vendin e tetë në botë për normën e largimit të intelektualëve.

Në tërësinë e saj emigrimi i shqiptarëve prej viteve është në nivele të larta, por vitet e fundit ikja e të arsimuarve është në nivele alarmante.

Mirëpo largimi i “ajkës” së vendit sjell edhe pasoja të forta socio-ekonomike.

Në lidhje me largimin e shqiptarëve jashtë vendit, ka folur edhe kreu i Shoqatës së Prodhuesve të Bimëve Mjekësore, Xhevit Hysenaj.

Hysenaj ka deklaruar se kjo industry si edhe shumë sektorë të tjerë, po vuan në gjetjen e fuqisë punëtore.

Ndër të tjera Hysenaj theksoi se përveç largimit jashtë vendit, një problem është zhvendosja e madhe e të rinjve nga fshatrat në qytete.

“Ka disa vite që industria e bimëve aromatike mjekësore ka probleme në gjetjen e fuqisë punëtore. Ky është një problem shumë shqetësues, edhe në pikën më të nxehtë që kemi ne, që janë produktet organike dhe natyrore.

E keqja është se kanë emigruar moshat e reja në zonat e fshatrave. Të rinjtë nuk janë larguar vetëm jashtë Shqipërisë, por edhe brenda vendit.

Largimi i moshave të reja ka ndikuar tej mase negativisht edhe pse ne kemi një rritje të eksporteve gjatë viteve të fundit”, ka deklaruar Hysenaj.

Duke iu kthyer raportit të OECD-së, në të theksohet sërish edhe një shifër negative në lidhje me studentët ekselentë shqiptarë.

Sipas saj, numri i studentëve shqiptarë në vendet e OECD është rritur plot me 430% në vitin 2016, krahasuar me vitet 2000. Një rritje tepër e frikshme kjo, e cila do të sjelli shumë pasoja afatmesme dhe afatgjata për vendin në vitet në vijim./Gazetareforma.com/

Etiketa: AlarmiArsimi i larteemigrimiIkja nga ShqiperiaIntelektualetShifrat e frikshme

Të lidhura

Mrekulli në Bulqizë: Fëmijët zbulojnë të riun e aksidentuar para 3 ditësh, ende i gjallë në makinë
Aktualitet

Mrekulli në Bulqizë: Fëmijët zbulojnë të riun e aksidentuar para 3 ditësh, ende i gjallë në makinë

Një ngjarje e jashtëzakonshme ka ndodhur në Bulqizë, ku një 35-vjeçar i shpallur i humbur prej tre ditësh është gjetur...

21:15 06/06/2025
Plagosi burrë e grua pas sherrit për qenin, policia gjen armën e autorit
Aktualitet

Plagosi burrë e grua pas sherrit për qenin, policia gjen armën e autorit

Një konflikt mes fqinjësh në fshatin Gosë të Kavajës ka përfunduar me dy të plagosur nga armë zjarri. Policia njoftoi...

18:57 06/06/2025
Para

Nxiti protestuesit të futen në Kongres? Prokurorët nisin hetimet për Trump, ai “arratiset” jashtë vendit!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Mrekulli në Bulqizë: Fëmijët zbulojnë të riun e aksidentuar para 3 ditësh, ende i gjallë në makinë

Mrekulli në Bulqizë: Fëmijët zbulojnë të riun e aksidentuar para 3 ditësh, ende i gjallë në makinë

21:15 06/06/2025
Plagosi burrë e grua pas sherrit për qenin, policia gjen armën e autorit

Plagosi burrë e grua pas sherrit për qenin, policia gjen armën e autorit

18:57 06/06/2025
BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së

BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së

18:40 06/06/2025
“Nuk duam barazim”/ Trajneri i Serbisë vlerëson Shqipërinë: Janë të fortë, por kërkojmë vetëm fitoren

“Nuk duam barazim”/ Trajneri i Serbisë vlerëson Shqipërinë: Janë të fortë, por kërkojmë vetëm fitoren

18:24 06/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.