Nxënësit e shkollës “Janaq Kilica” në Fier, janë helmuar sërish.
Sipas të dhënave paraprake, 30 nxënës janë dërguar me urgjencë në spital.
Mësohet se në vendin e ngjarjes kanë mbërritur 6 ambulanca.
Shkaku i helmimit ende nuk është bërë i ditur.
Nxënësit e kësaj shkolle paraqitën probleme shëndetësore edhe javën e shkuar.
Ata u ndjenë keq gjatë zhvillimit të orës së kimisë.
Mjeku i spitalit të Fierit hodhi poshtë helmimin, ndërsa tha se nxënësit ishin ankuar për vështirësi në frymëmarrje.