Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Hashim Thaçi: “Nuk do të lejojmë që dialogu të kushtëzohet nga Serbia”

19:13 15/05/2019
Reading Time: 2 min lexim

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka patur sot një takimi me ambasadorët dhe shefat e zyrave dhe misioneve ndërkombëtare në Kosovë, për të ndarë me ta opinionet nga takimi i Berlinit dhe pritjet për takimin që do të mbahet në Paris.

Thaçi ndër të tjera ka theksuar se takimi i Berlinit, “as nuk mbylli dhe as nuk hapi ndonjë ide apo koncept për mundësinë e arritjes së marrëveshjes përfundimtare Kosovë-Serbi”.

Ai thuhet të ketë vlerësuar kthimin e vëmendjes së Gjermanisë dhe Francës në çështjet e Ballkanit Perëndimor, në veçanti në procesin e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë.

Një pjesë e pjesëmarrësve të takimit të Berlinit por edhe vëzhguesit e pavarur thanë se takimi u dha fund ideve për ndryshim kufijsh në procesin e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Por, presidenti Thaçi, citohet të ketë thënë se “takimi i Berlinit as nuk mbylli dhe as nuk hapi ndonjë ide apo koncept për mundësinë e arritjes së marrëveshjes përfundimtare Kosovë-Serbi.”

Ai ka mirëpritur kërkesën për vazhdimin e bisedimeve në kërkim të një marrëveshjeje paqësore, “që për Kosovën duhet të jetë marrëveshje përfundimtare, ligjërisht detyruese, që sjellë njohje të ndërsjellë dhe anëtarësim në Kombet e Bashkuara. Marrëveshje me të cilën ruhet substanca dhe karakteri shumetnik i vendit dhe shoqërisë, si dhe që hap rrugë integrimit në NATO dhe në BE.”- u shpreh preh presidenti Thaçi.

Ai ka nënvizuar rëndësinë që shtetet anëtare të Bashkimit Europian, shtetet perëndimore në përgjithësi, të jenë më unike dhe më të qarta në këtë proces, në veçanti vendet e “quintit” Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Gjermania, Franca dhe Italia.

Ai, sipas komunikatës, u tha diplomatëve se “ishte befasuar për të keq kur ka mësuar që për takimin e Berlinit nuk kishte koordinim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.”

Presidenti Thaçi shpreson që takimi në Paris që pritet të mbahet më 1 korrik, “do të jetë më mirë i përgatitur, se vendet anëtare të BE-së do të jenë më unike, do të prezantojnë ide kreative si të lëvizet përpara dhe takimi do të ketë substancë.”

Bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë janë pezulluar për shkak të reagimit të Beogradit ndaj vendimit te qeverisë në Prishtinë që t’u vendosë tarifa prej 100 për qind mallrave nga Serbia.

Presidenti Thaçi, theksohet në komunikatë, u tha diplomatëve se “nuk do të lejojmë që dialogu të kushtëzohet nga Serbia,” duke shtuar se taksa kundër prodhimeve të Serbisë do të mbetet në fuqi.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: opinionet e berlinitpritshmlritëtakimi i parisitThaçi

Të tjera

Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion
Aktualitet

Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

Policia e Tiranës ka proceduar penalisht 9 protestues që qëndruan deri në orët e para të mëngjesit para Kryeministrisë, pas...

16:24 21/06/2026
Tragjedi në Durrës, 11-vjeçari mbytet duke u larë në det
Aktualitet

Tragjedi në Durrës, 11-vjeçari mbytet duke u larë në det

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Durrës, ku një fëmijë 11-vjeçar dyshohet se është mbytur teksa...

11:51 21/06/2026
Para

Koncesioni i autostradës Tiranë-Durrës/ Me pagesë vetëm pasi të rehabilitohet rruga dytësore

Lajmet e fundit

Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

16:24 21/06/2026
Tragjedi në Durrës, 11-vjeçari mbytet duke u larë në det

Tragjedi në Durrës, 11-vjeçari mbytet duke u larë në det

11:51 21/06/2026
“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë

23:53 20/06/2026
Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

20:35 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English