Harta e re gjyqësore ka bërë që avokatët të revoltohen dhe të marrin vendimin që prej ditës së nesërme të futen në grevë.
Në një deklaratë për mediat avokati Maks Haxhia u shpreh se nga nesër avokatët do të bllokojnë seancat gjyqësore për katër ditë.
Haxhia shprehet se harta e re gjyqësore redukton aksesin në drejtësi të individëve por gjithashtu ka më shumë kosto dhe shpenzime. Si rrjedhojë, ai deklaron se kjo grevë që avokatët do të zhvillojnë do jetë një kambanë për Ministrinë e Drejtësisë, që harta e re të mos marrë aprovimin e qeverisë.
“Kjo hartë cënon rëndë jo vetë eksesin në drejtësi të individëve, por edhe rrit kostot dhe shpenzimet. Çdo avokat që ka çështje do marrë kopjen e vendimit në fjalë dhe do i bëjë një kërkesë gjykatës që nuk do të marrë leje.
Për masat e sigurisë është një pjesë e vendimi që nuk do të bojkotohen. Ne shpresojmë që kjo grevë të jetë një kambanë për ministrinë e drejtësisë që të merren parasysh interesat tona. Këtu nuk janë interesat e avokatëve, por të personave fizikë”, deklaroi avokati Haxhia.
Vlen të kujtojmë që harta e re gjyqësore e bën riorganizimin e gjykatave të shkallës së parë të juridiksionit të përgjithshëm, nga njëzetë e dy gjykata të rretheve gjyqësore në trembëdhjetë gjykata të tilla, me kompetenca tokësore si më poshtë:
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, me seli në qytetin Berat dhe kompetencë tokësore në bashkitë Berat, Dimal, Kuçovë, Skrapar dhe Poliçan;
- Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër,me seli në qytetin Peshkopi dhe kompetencë tokësore në bashkitë Dibër, Bulqizë, Mat dhe Klos;
- Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të PërgjithshëmDurrës, me seli në qytetin Durrës dhe kompetencë tokësore në bashkitë Durrës, Shijak, Kavajë dhe Rrogozhinë;
- Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, me seli në qytetin Elbasan dhe kompetencë tokësore në bashkitë Elbasan, Cërrik, Belsh, Peqin, Gramsh, Librazhd dhe Prrenjas;
- Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të PërgjithshëmFier, me seli në qytetin Fier dhe kompetencë tokësore në bashkitë Fier, Patos, Roskovec, Lushnje, Divjakë dhe Mallakastër;
- Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të PërgjithshëmGjirokastër, me seli në qytetin Gjirokastër dhe kompetencë tokësore në bashkitë Gjirokastër, Libohovë, Tepelenë, Memaliaj, Përmet, Këlcyrë dhe Dropull;
- Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, me seli në qytetin Lezhë dhe kompetencë tokësore në bashkitë Lezhë, Mirditë dhe Kurbin;
- Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, me seli në qytetin Korçë dhe kompetencë tokësore në bashkitë Korçë, Maliq, Pustec, Kolonjë, Devoll dhe Pogradec;
- Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, me seli në qytetin Kukës dhe kompetencë tokësore në bashkitë Kukës, Has dhe Tropojë;
- Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, me seli në qytetin Sarandë dhe kompetencë tokësore në bashkitë Sarandë, Konispol, Finiq dhe Delvinë;
- Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, me seli në qytetin Shkodër dhe kompetencë tokësore në bashkitë Shkodër, Malësi e Madhe, Vau i Dejës, Pukë dhe Fushë Arrëz;
- Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me seli në qytetin Tiranë dhe kompetencë tokësore në bashkitë Tiranë, Kamëz, Vorë dhe Krujë;
- Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë,me seli në qytetin Vlorë dhe kompetencë tokësore në bashkitë Vlorë, Selenicë dhe Himarë