Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Harrohen distancimi social dhe ndalimi i grumbullimeve, Veliaj thyen sërish rregullat e Covid-19

13:57 29/06/2020
Reading Time: 3 min lexim

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka thyer sërish rregullat e Covid-19, duke mbledhur ditën e djeshme në zyrën e tij 15 këngëtarë, të cilët qëndrojnë pa maska, pa doreza dhe duke mos respektuar distancën sociale. Zyra e kreut të Bashkisë është një ambient i mbyllur dhe sipas udhëzimeve nga ISHP dhe Ministria e Shëndetësisë, një gjë e tillë nuk duhet të ndodhë në mënyrë absolue. Ky është apeli i përditshëm që Ministria e Shëndetësisë iu bën qytetarëve për të ulur numrin e rasteve të reja të infektuar me koronavirus në vendin tonë.

Vetëm ditën e sotme u raportuan 64 raste të reja, e ndërsa dy pacientë të tjerë kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit. Kreu i Bashkisë së Tiranës kërkon që të kthejë gëzimin tek qytetarët dhe për këtë gjë po organizon disa koncerte me këngëtarët më të njohur në vend. Kujtojmë këtu se ishte vetë kryeministri Edi Rama ai që ndaloi me ligj protestat, tubimet dhe grumbullimet e ndryshme të qytetarëve për të shmangur rritjen e rasteve me Covid-19. Mesa duket, kryebashkiaku Veliaj ka dashur të thyejë rregullat, duke zhvilluar koncertin e mbajtur te Amfiteatri.

Zyra e kreut të Bashkisë është një ambient i mbyllur dhe sipas udhëzimeve nga ISHP dhe Ministria e Shëndetësisë, të gjithë personat që qëndrojnë në ambiente të tilla duhet të mbajnë maska, por kjo gjë nuk ka ndodhur. As distancimi fizik 1.5 deri në 2 metra që këshillohet nga mjekët specialistë, nga ISHP dhe nga Ministria e Shëndetësisë nuk është respektuar as nga këngëtarët dhe as nga Veliaj. Në zyrë kanë qenë më shumë se 15 veta dhe kanë qëndruar shumë afër njëri-tjetrit, duke shkelur kështu rregullat e Covid-19. Kjo nuk është hera e parë që krytari i Bashkisë Erion Veliaj ka thyer rregullat e Covid-19, pasi ai është fotografuar me qytetarë të ndryshëm në kryeqytet, pa respektuar distancën fizike.

https://www.facebook.com/ErionVeliaj/videos/314949992846673/

Javën e kaluar madje organizoi një koncert tek Amfiteatri duke krijuar grumbullime të njerzve. Një javë më parë ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se përkundër përfundimit të gjendjes së fatkeqësisë natyrore, nuk do të thotë pandemia ka kaluar. Ajo shtoi se disa aktivitete do të vazhdojnë të ndalohen pafundësisht. Pavarësisht këtij ndalimi, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj organizoi një koncert në Amfiteatrin e Tiranës. Nga pamjet e publikuara në media, duket se të gjithë të pranishmit nuk e kanë respektuar distancimin social. Por a nuk duhet ndëshkuar kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj për rregullat e thyera, ashtu siç janë ndëshkuar individë të thjeshtë? A jemi të gjithë të barabartë para drejtësisë shqiptare?
Kryeministri Rama nuk ka reaguar fare lidhur me këtë çështje, madje as në rrjetet e tij sociale. Ai ka zgjedhur të heshtë publikisht për Veliajn, por për punonjësit e transportit publik të cilët protestuan pak ditë më parë para Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transporteve u tregua i ashpër. Kryeministri Rama kërcënoi se do të ndalohej çdo lloj grumbullimi, “qoftë edhe politik”, por për Erion Veliajn paka bërë përjashtim.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: covid 19distancimi socialerion veliajgrumbullimeveharrohenndalimirithyenrregullat

Të tjera

SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës
Aktualitet

SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

Prokuroria e Posaçme ka zbuluar detaje të reja që, sipas saj, forcojnë dyshimet se vila F6 në kompleksin “White Rocks”...

15:39 23/06/2026
“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”
Aktualitet

“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

Kryeministri Rama, ka reaguar ndaj akuzave të ngritura nga protestuesit që prej javësh kërkojnë dorëheqjen e tij, duke mohuar çdo...

15:18 23/06/2026
Para

Shembja e bareve dhe restoranteve në Zvërnec në mes të sezonit turistik, Rama: Ka munguar komunikimi i bashkisë Vlorë

Lajmet e fundit

SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

15:39 23/06/2026
“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

15:18 23/06/2026
Auron Tare sulmon Ramën: Kush mbron trashëgiminë është armik, ndërsa betoni në Përmet quhet patriotizëm?

Auron Tare sulmon Ramën: Kush mbron trashëgiminë është armik, ndërsa betoni në Përmet quhet patriotizëm?

14:55 23/06/2026
Dhoma Amerikane e Tregtisë i bashkohet kritikave ndaj qeverisë/ Presidenti Van Cleve mesazh Ramës: Luftoni korrupsionin, hapni dialogun me qytetarët

Dhoma Amerikane e Tregtisë i bashkohet kritikave ndaj qeverisë/ Presidenti Van Cleve mesazh Ramës: Luftoni korrupsionin, hapni dialogun me qytetarët

11:19 23/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English