Ramush Haradinaj kryeministri i Kosovës i bën thirrje Lëvizjes Vetëvendosja që kërkesat e saj t’i shtrojë në rrugë institucionale duke përdorur tryezat politike.
Ai thekson se presioni i rrugës mbi drejtësinë është precedent që nuk i kontribuon vendosjes së saj. Protesta kundër korrupsionit, me kërkesën për dorëheqjen e bartësve të pozitave të larta në sistemin e drejtësisë, si pushtet i ndarë, është e drejtë qytetare dhe politike.
‘Kosova është një shoqëri demokratike ku liria e shprehjes dhe protestës është një e drejtë e garantuar. Protesta kundër korrupsionit, me kërkesën për dorëheqjen e bartësve të pozitave të larta në sistemin e drejtësisë, si pushtet i ndarë, është e drejtë qytetare dhe politike. Por, presioni i rrugës mbi drejtësinë është precedent që nuk i kontribuon vendosjes së saj. Lëvizjen Vetëvendosje, si subjekt i respektueshëm parlamentar, e ftoj të shterojë të gjitha rrugët institucionale, të përdorë së pari interpelancat parlamentare, tryezat politike dhe debatet me ekspertët për sistemin e drejtësisë. ‘ – ka shkruar kryeministri Haradinaj.