Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Hapja e ekonomisë, bankat rritin kreditë për sektorët e hotelerisë dhe…

19:59 26/10/2020
Reading Time: 2 min lexim

Sektori bankar po mendon seriozisht që t’i japë një “dorë” sektorit të turizmit dhe atyre që lidhen me të, duke i kredituar. Kjo për vet faktin se ky sektor shikohet nga ekspertët si një sektor që i gjeneron shpejt të ardhurat.

Sektorët e lidhur me turizmin dhe udhëtimet ishin ndër më të goditurit nga pandemia e Covid-19. Pasojat për këta sektorë priten të kenë një reflektim edhe marrëdhëniet e këtyre bizneseve me bankat, përfshi këtu cilësinë e kredisë ekzistuese dhe kredi dhënien e re.

Megjithatë, po të shohim të dhënat e kredisë së re në muajt pas pandemisë, shifrat tregojnë një rritje të ndjeshme.

Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, për tre muajt pas mbylljes së ekonominë, në periudhën qershor-gusht, për sektorin e akomodimit dhe shërbimit ushqimor kredia e re kishte vlerën e 3.34 miliardë lekëve, në rritje me 131% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ky sektor përfshin kryesisht bizneset e hoteleve dhe të restoranteve, ndër më të prekurit nga kufizimet e lëvizjeve ndërkufitare dhe nga rënia drastike në numrin e turistëve të huaj.

Kreditimi për transportin

Një tendencë e ngjashme vërehet në kredinë e re për sektorët e transportit dhe magazinimit. Sipas Bankës së Shqipërisë, kredia e re arriti në afro 4.7 miliardë lekë, me një rritje 4.3 herë krahasuar me një vit më parë. Edhe ky sektor ka qenë një ndër më të prekurit nga kriza, sidomos në pjesën që lidhet me transportin e udhëtarëve.

Pavarësisht ekspozimit të ndjeshëm ndaj rreziqeve të krizës, shifrat tregojnë se këta sektorë kanë gjetur më shumë mbështetjeje nga sektori bankar. Shumica e bankave, në fakt, adoptuan një strategji për mbështetje më afatgjatë të bizneseve që vuajtën pasojat më të rënda nga kriza.

Kjo qasje përfshinte ristrukturime afatgjata të kredive, deri në dy vjet, me qëllim krijimin e frymëmarrjes për t’i mbijetuar efekteve të krizës. Por, kjo mbështetje duket se është shoqëruar edhe me financime të reja, për të rritur shanset e mbijetesës së këtyre sipërmarrjeve.

Një qasje e tillë është sigurisht edhe në interesin e bankave, në rastin kur supozohet se vështirësitë e lidhura me pandeminë do të tejkalohen dhe ekonomia do të ketë një rimëkëmbje relativisht të shpejtë.

Mbështetja e bizneseve për të kaluar goditjen e krizës ishte edhe objekt i skemës së dytë të garancisë sovrane të qeverisë shqiptare. Prej muajsh, Ministria e Financave nuk ka publikuar të dhëna mbi shfrytëzimin e fondit të garancisë prej 16 miliardë lekësh, megjithatë, sipas bankave, deri tani rezultatet kanë qenë zhgënjyese.

Në fund të muajit gusht, ekspozimi i sektorit bankar në sektorët e lidhur me turizmin dhe transportin ishte relativisht i ulët, për një portofol total prej rreth 23 miliardë lekësh.

Kjo shumë përbën 6.5% të portofolit total të kredisë për biznesin ose 3.9% të gjithë kredisë për ekonominë vendase.

/Burimi: Monitor.al/ Përshtati: GazetaReforma.com/

Etiketa: bankatekonomiahotelerikredi

Të lidhura

Çdo javë 5 automjete/ Pse digjen makinat në Shqipëri? Ekspertët zbulojnë gabimet e zakonshme të shoferëve
Aktualitet

Çdo javë 5 automjete/ Pse digjen makinat në Shqipëri? Ekspertët zbulojnë gabimet e zakonshme të shoferëve

Gjatë verës, nuk janë të pakta rastet kur në rrugët interurbane shihen automjete të përfshira nga flakët, pa ndonjë lidhje...

21:11 24/06/2025
Alpinisti australian zhduket në Alpet shqiptare, familja angazhon hetues privat
Aktualitet

Alpinisti australian zhduket në Alpet shqiptare, familja angazhon hetues privat

Kanë kaluar më shumë se tetë muaj nga zhdukja pa gjurmë e alpinistit australian Cameron Twiss, dhe familja e tij...

18:59 24/06/2025
Para

Këto janë 6 mënyrat perfekte për të ndaluar gërhitjen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Çdo javë 5 automjete/ Pse digjen makinat në Shqipëri? Ekspertët zbulojnë gabimet e zakonshme të shoferëve

Çdo javë 5 automjete/ Pse digjen makinat në Shqipëri? Ekspertët zbulojnë gabimet e zakonshme të shoferëve

21:11 24/06/2025
Alpinisti australian zhduket në Alpet shqiptare, familja angazhon hetues privat

Alpinisti australian zhduket në Alpet shqiptare, familja angazhon hetues privat

18:59 24/06/2025
Vrasja e Martin Çeços, Apeli rrëzon vendimin e gjykatës së Korçës

Vrasja e Martin Çeços, Apeli rrëzon vendimin e gjykatës së Korçës

18:34 24/06/2025
Trazirat në Lindjen e Mesme/ Kaos në aeroportin e Dohas dhe Dubait

Trazirat në Lindjen e Mesme/ Kaos në aeroportin e Dohas dhe Dubait

18:18 24/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.