Hapin dyert jashtë stacioneve për të marrë pasagjerë, gjobiten 89 shoferë autobusësh

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Policia ka ndëshkuar me gjoba drejtuesit e autobusëve në Tiranë, të cilët kanë shkelur rregullat e transportit publik.

Në njoftimin e policisë, thuhet se janë gjobitur 89 drejtues autobusësh, të cilët kanë hapur dyert për të marrë pasagjerë jashtë stacionit.

Gjithashtu janë ndëshkuar edhe 62 drejtues mjetesh, për parkim në stacionet e autobusëve.

Njoftimi i policisë

Duke parë vështirësitë që karakterizon transportin publik urban qytetas dhe shkeljet e konstatuara çdo ditë, të kryera në vazhdimësi nga drejtuesit e autobuzëve, me mënyrën e drejtimit dhe qëndrimit jo në hapësirën e caktuar sipas stacioneve të miratuara nga enti pronar i rrugës, të cilët cenojnë sigurinë e pasagjerëve dhe përdorueseve të tjerë të rrugës, ditët e fundit janë shtuar ndjeshëm kontrollet dhe masat administrative ndaj kësaj kategorie mjetesh, nga rrugorët e kryeqytetit.
Krahas monitorimeve dhe verifikimeve në terren, janë evidentuar edhe disa mangësi që kanë të bëjnë me sinjalizimin rrugor, të cilat do t’i adresohen entit pronar për t’u përmirësuar sipas standardeve të parashikuara në dispozitat ligjore.
Gjithashtu, në funksion të kontrolleve parandaluese, nga Policia Rrugore e Tiranës janë proceduar administrativisht 89 drejtues autobuzash, pasi janë konstatuar duke hapur dyert për të lënë dhe për të marrë pasagjerë jashtë stacionit të miratuar, si dhe janë proceduar 62 drejtues të tjerë, pasi mjetet e tyre janë konstatuar të pushuar në stacionet e autobuzave duke i penguar këta të fundit të pozicionohen në hapësirat e miratuara për marrjen dhe lënien e pasagjereve.

Kujtojmë këtu se një natë më parë, policia zhvilloi kontrolle me radar në aksin Sauk-Teg.

Gjatë kontrolleve u konstatuan mjete që lëviznin me shpejtësi deri në 200 km/h, ndërsa janë hequr më shumë se 50 leje drejtimi.

Shpërndaje
Share.

Komento