Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Hapet kufiri, të huaja dhe të plagosurit mund të largohen nga Gaza

15:28 01/11/2023
Reading Time: 3 min lexim

Pas pothuajse tri javë rrethim, palestinezët e parë u lejuan të largohen nga Gaza, përderisa sulmet izraelite goditën një kamp refugjatësh për të dytën ditë me radhë.

Pas përkeqësimit të rrethanave, 110 persona që kishin pasaporta të huaja dhe të plagosur rëndë u lejuan që të largoheshin nga Gaza të mërkurën, tha Wael Abu Omar, zëdhënës i Autoritetit Palestinez për kalimet kufitare.

Ky autoritet tha se plani është që edhe mbi 400 persona që kanë pasaporta të huaja të lejohen të largohen për në Egjipt. Egjipti, megjithatë, është shprehur kundër pranimit të një fluksi refugjatësh palestinezë, nga frika se Izraeli më nuk do të lejojë kthimin e tyre në Gazë pasi të përfundojë lufta.

Edhe pse bombardimet kanë detyruar dhjetëra mijëra persona të largohen nga shtëpitë e tyre dhe furnizimet me ujë, ushqim dhe karburante janë pakësuar, askush deri më tani nuk ishte lejuar që të largohej nga enklava, përveç katër pengjeve të liruara nga Hamasi. Edhe një peng u shpëtua nga forcat izraelite më herët gjatë javës. Por, një marrëveshje duket se është arritur më 1 nëntor.

Ndërkaq, Al-Jazeera dhe disa media të tjera që ende po raportojnë nga veriu i Gazës, kanë publikuar pamje të shkatërrimeve në kampin e refugjatëve Xhabalia, afër qytetit të Gazës, duke raportuar për disa të plagosur përfshirë edhe fëmijë. Qeveria e udhëhequr nga Hamasi tha se sulmi ka vrarë dhe plagosur shumë persona, por numri i saktë i viktimave ende nuk dihet.

Izraeli tha se nga sulmet ajrore që kreu në kamp u vranë dhjetëra militantë, përfshirë edhe një komandant të lartë të Hamasit, që kishte marrë pjesë në sulmin e 7 tetorit ndaj Izraelit, sulm që nxiti luftën. Izraeli tha se në sulmet ajrore u shkatërruan tunele të militantëve palestinezë që gjendeshin nën ndërtesa.

Sulmet ajrore vijnë përderisa trupat tokësore të Izraelit po vazhdojnë operacionet e tyre në periferi të qytetit të Gazës, disa ditë pasi nisën fazën e re të luftës, që liderët izraelitë e kanë përshkuar si të gjatë dhe të vështirë.

Shërbimet e internetit dhe të telefonisë mobile u ndërprenë të mërkurën, njësojë siç ishin ndërprerë gjatë fundjavës kur hynë trupat tokësore izraelite në Gazë.

Sulmet në Xhabalia paralajmërojnë rritjen e numrit të viktimave në të dyja palët, pasi trupat izraelite po avancojnë drejt periferisë së qytetit të Gazës dhe në zonat e banuara.

Zyrtarët izraelitë kanë thënë se infrastruktura ushtarake e Hamasit, përfshirë qindra kilometra tunele, gjenden në qendër të qytetit, që para luftës ishte shtëpi e afër 650.000 banorësh.

Izraeli është zotuar se do të shtypë aftësinë e Hamasit për të qeverisur me Gazën dhe për ta kërcënuar atë, por ka shtuar se nuk ka në plan që ta ripushtojë territorin, prej të cilit u larguan ushtarët izraelitë dhe kolonët më 2005.

Mbi 8.500 palestinezë janë vrarë gjatë luftës, shumica gra dhe të mitur, ka thënë Ministria e Shëndetësisë në Gazë të martën, pa bërë dallim në mesin e civilëve dhe luftëtarëve të vrarë.

Mbi 1.400 persona janë vrarë në Izrael, shumica civilë, gjatë sulmeve të Hamasit. Militantët po ashtu kanë rrëmbyer afër 240 persona.

Krahu ushtarak i Hamasit tha të martën se planifikon që të lirojë pengje joizraelite gjatë ditëve në vijim. Paraprakisht, Hamasi ka liruar katër pengje dhe ka thënë se është i gatshëm të lirojë të gjitha pengjet në këmbim të mijëra palestinezëve që gjenden në burgjet në Izrael.

Por, Izraeli ka hedhur poshtë këtë ofertë, teksa më herët gjatë javës forcat izraelite arritën të shpëtonin një ushtare 19-vjeçare të zënë rob nga militantët palestinezë./REL

Të lidhura

Izraeli paralajmëron sulme “të mëdha” në Teheran
Bota

Izraeli paralajmëron sulme “të mëdha” në Teheran

Izraeli ka paralajmëruar një valë të re sulmesh masive në Teheran, ndërsa tensionet me Iranin kanë hyrë në ditën e...

20:00 17/06/2025
257 mijë mjete debitore rrezikojnë marrjen e shërbimeve nga DPSHTRR
Aktualitet

257 mijë mjete debitore rrezikojnë marrjen e shërbimeve nga DPSHTRR

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka rikujtuar se mjetet që kanë detyrime të papaguara për taksën vjetore...

19:51 17/06/2025
Para
Veliaj ‘gropos’ 283 MLN lekë prapa Dajtit, tender për “Pyllin Orbital”

Veliaj 'gropos' 283 MLN lekë prapa Dajtit, tender për “Pyllin Orbital”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Izraeli paralajmëron sulme “të mëdha” në Teheran

Izraeli paralajmëron sulme “të mëdha” në Teheran

20:00 17/06/2025
257 mijë mjete debitore rrezikojnë marrjen e shërbimeve nga DPSHTRR

257 mijë mjete debitore rrezikojnë marrjen e shërbimeve nga DPSHTRR

19:51 17/06/2025
“Dashuria e shekullit”/ Përplasja në sallën e gjyqit mes Hoxhës dhe Alibejt për Megi Kilën

“Investuam gjithçka te 530 kg kokainë”/ Alibej në GJKKO: Suel Çela donte largimin e Endritit

19:28 17/06/2025
Shifrat zyrtare të viktimave dhe të plagosurve sipas Izraelit, evakuohen mbi 2700 persona

Shifrat zyrtare të viktimave dhe të plagosurve sipas Izraelit, evakuohen mbi 2700 persona

19:16 17/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.