Habisin shkencëtarët kinezët, i vënë gishtin Greqisë si vend origjine i koronavirusit

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Greqia mund të jetë një ndër vendet ku filloi përhapja e koronavirusit, deklaron Akandemia e Shkencave e Kinës. Pasi shënjestruan Indinë si vend i dyshuar kryesor për shpërthimin e sëmundjes vdekjeprurëse, shkencëtarët kinezë hodhën idenë se provat e tyre tregojnë për virusin që shfaqet në Bangladesh, SHBA, Greqi, Australi, Indi, Itali, Republikë çeke, Rusi ose Serbi.

Ndërsa rastet e para me koronavirus u shfaqën në Ëuhan, Kina pretendon të kundërtën.  Një ekip nga Akademia Kineze e Shkencave tha se virusi ka gjasa të ketë origjinën në Indi në verën e vitit 2019, duke u transmetuar përmes kafshëve përmes dhe ujit të kontaminuar, para se të “udhëtonte” në Ëuhan.

Sipas mediave greke, nuk është hera e parë që autoritetet kineze kanë drejtuar gishtin e fajit diku tjetër, duke sugjeruar, kryesisht pa prova, që Italia dhe SHBA mund të jenë vendi i origjinës së Covid-19.

/GazetaReforma.com/

Shpërndaje
Share.

Komento