Teksa ndodhej në Gjermani, në Konferencën e Sigurisë në Mynih, gruaja e liderit të opozitës ruse, Alexei Navalny ka marrë lajmin për vdekjen e bashkëshortit të saj. “Nuk e di nëse duhet ta besoj këtë lajm të tmerrshëm apo jo”, ka thënë gruaja e Navalny, duke shtuar se “ne nuk mund t’i besojmë vërtet Putinit dhe qeverisë së tij”.
Yulia Navalnaya tha se lajmi për vdekjen e burrit të saj deri më tani erdhi vetëm nga burime shtetërore.
Më pas ajo thekson se nëse lajmi për vdekjen e bashkëshortit të saj është i vërtetë, Putini dhe aleatët e tij duhet të mbajnë përgjegjësi personale për këtë dhe gjithçka që “po i bëjnë Rusisë”.
“Unë po i kërkoj të gjithëve që janë këtu të bashkohen dhe të ndihmojnë në ndëshkimin e regjimit rus”, tha Navalnaya.
Pas fjalimit të sajë, e gjithë salla duartrokitit për disa minuta.