Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Grida Duma në foltoren e Kuvendit: Një i çmendur një vend e çmend

13:23 07/10/2021
Reading Time: 4 min lexim

Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Grida Duma në foltoren e Kuvendit ka zgjedhur të nisë fjalën e saj me disa vargje të përzgjedhura nga autori Dtitëro Agolli: “Në këtë vend shumica bën lojën humbje-humbje dhe pakica lojën fitim-fitim. Në këtë vend, në vendim tim, në vendin tënd, një i çmendur një vend e çmend”. Ka zgjedhur pikërisht këto vargje për të përshkruar realitetin në vend sot dhe duke hedhur akuza mbi qeverinë aktuale për keqmenaxhimin në situatën me pandeminë.

Sipas saj, qeveria flet vetëm për arritje dhe propagandë dhe nuk përmend asnjëherë problematikat. Nënkryetarja e PD-së shprehet se shqiptarët që marrin vetëm 240 euro pagë minimale, paguajnë 72 mln euro nga xhepi i tyre për atë që mazhoranca e konsideron “shëndetësia falas”.

“Sot flasim këtu për dozat e vaksinave, sa doza do vijnë; me sa do të blihen; erdhën vonë apo herët; ndërsa nuk flasim për overdozën; Overdozën e depresionit, nga lodhja e rropatja, pasiguria, varfëria për shqiptarët. Jemi në një Overdozë të një regjimi frenetik depresioni. Nëse do ta shihnim si tablo gjendjen e shqiptarëve sot, imazh do ishte një një vend ku ka rënë bomba e kaosit dhe njerëzit me kokat e zhytura në renë e zezë të depresionit lëvizin pa rend pa kohë pa sistem. Përplasen, rrëzohen ngrihen të dëmtuar e lëvizin kuturu ti dalë ku të dalë.

Në këtë kaos, në këtë vend ku brenda një viti krejt papritur mungojnë në shkolla 11.500 fëmijë, ku në pak vite mijëra mjekë dhe infermierë që lënë Shqipërinë, ndërsa shqiptarët me rrogë minimale 240 euro e mesatare 450 euro paguajnë 72 milion euro nga xhepat për shëndetësinë. Në këtë vend ku ai që prodhon mallkon, e derdh qumështin në rrugë se e shet më lirë se uji, ku prodhuesi harxhon për të zbrazur magazinën nga patatet dhe mollët e kalbura, në të njëjtin vend ku mbi 70 mijë familje në ndihmë ekonomike nuk kanë çfarë të hanë, në këtë vend ku të thjeshtët vetëm humbin nga të gjitha krahët. Në këtë vend ku Tirja ka pushtetin e Tenardieve tek të ‘Të mjerët’, që në bujtinën e shtetit, sillet me pacientët si me Kozetën që sa më shumë zhvatin lekë nga familja; aq më shumë zhytet në sëmundje pacienti.

Në këtë vend shumica bën lojën humbje-humbje dhe pakica lojën fitim-fitim. Në këtë vend, në vendim tim, në vendin tënd, një i çmendur një vend e çmend. Do tju kish thënë një poet që dikur është ulur diku aty… Në kohën kur gjithçka ndaloi ne u mbyll kur shqiptarët jetonin karantinën shumica me frikën se do humbnin punën, të tjerë me frikën se s’do përballonin me lekë shëndetësinë falas, ata në fshatra jo vetëm paguanin 40 mijë lekë ti vinte një infermier por luteshin zotit ti vinte. Ndërsa ndiqnim si po e përballonte perëndimi krizën dëgjova në CNN një mjek britanik i cili me gjithë urtësinë e profesionit dhe jetës tha që udhëheqësit kudo duhet t’i drejtohen njerëzve e t’i thonë që ‘normaliteti do të vijë shpejt dhe kjo kohë do të jetë vetëm një kujtim i shkurtër’. A mund ti thuhet kjo shqiptarëve, a mund ti drejtohesh shqiptarëve e ti qetësosh duke i thënë që normaliteti do të vijë shpejt e pandemia do jetë një kujtim i shkurtër. Në kujtesën e shqiptarëve vetë normaliteti është një kujtim i shkurtër. Kur ka qenë kjo kohë në të cilën shqiptarëve i është ofruar normalitet. Ne e kemi gjendje normale çmendurinë. Të gjithë shajnë të gjithë, të gjithë sillen kundër të gjithëve sepse gjendja mendore ekonomike sistemi i vlerave ka rënë e është thërrmuar.

Kjo nuk është gjendje e shoqërisë është gjendje e udhëheqësisë! Si mund të jenë normal shqiptarët kur dëgjojnë që ata që po qeverisin krizë pas krize flasin sikur po jetojnë një mrekulli. (realizimi i planit të fabrikave përpunuese 101 %; kooperativat bujqësore në Bubq e tejkaluan planin me 182%) një Shqipëri hipokrite me një çmenduri frenetike; një gënjeshtër e pranuar si normalitet. Të gjithë e dinë që ca gënjejnë e popullit i del detyrë ta hajë gënjeshtrën”, tha Duma.

Duke iu referuar kushteve të spitaleve në vend, Duma thotë se qeveria përveç dëmit fizik, i ka shkaktuar qytetarëve shqiptarë një dëm të lartë mendor.
“E mbani mend kur doli Rama, Kryeministri i vendit dhe përdori dozat e vaksinës për të mbuluar një skandal alla ‘nusret’; dëmton dhe besimin tek vaksina. Ju kujtohet shkoi të merrte në aeroport me çanta dore ca qindra vaksina që s’dihej nga vinin dhe që vendi dhurues donte të ishte anonim; çmenduri! Do ishte normale të dilnit këtu e të thoshit disa probleme sa për të treguar që jetoni në këtë realitet, por e vërteta për ju është që nuk jetoni në normalitet.
Ministri i Rimëkëmbjes thotë: ‘do të ketë rritje çmimesh të përballueshme’ kur shqiptarët harxhojnë 43% të të ardhurave vetëm për ushqim, mendoni sa mbetet për qira drita ujë. Në këtë vend keni shtrembëruar jo vetëm shëndetin fizik por më e keqja shëndetin mendor! Sfida jonë në qeverisje është të sigurojmë jo vetëm shëndetin fizik dhe mentalitetin e normalitetit real”, – tha Grida Duma.

Etiketa: Grida Dumakuvend

Të lidhura

Shqipëria voton/ Sot mbahen zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë
Kryesore

Exit-polli i parë, sa mandate ka fituar çdo parti në Shqipëri?

Albanian Post ka publikuar rezultatet më të fundit të Exit Poll, si në rang kombëtar ashtu edhe në nivel qarqesh,...

20:05 11/05/2025
Vota e diasporës/ 191.912 zarfe me fletë votimi të mbërritura deri në orën 19:00
Kryesore

Vota e diasporës/ 191.912 zarfe me fletë votimi të mbërritura deri në orën 19:00

Sipas të dhënave më të fundit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, deri në orën 19:00 të datës 11 maj 2025,...

19:56 11/05/2025
Para
Policia “nuk fal”, shpallen në kërkim 4 persona pas protestës kundër rritjes së çmimeve

Policia “nuk fal”, shpallen në kërkim 4 persona pas protestës kundër rritjes së çmimeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Ndodh në Vaun e Dejës, 24-vjeçarja dhunon bashkëshortin

Merret peng i riu në Tiranë, e mbyllin dy orë në makinë dhe e dhunojnë

15:38 13/05/2025
Votat e Greqisë u lanë mënjanë, KAS shpall të pavlefshëm vendimin e Celibashit

Votat e Greqisë u lanë mënjanë, KAS shpall të pavlefshëm vendimin e Celibashit

15:29 13/05/2025
Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar merret i pandehur nga SPAK

Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar merret i pandehur nga SPAK

15:14 13/05/2025
Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin

Gjendet e pajetë 65-vjeçarja në Shkodër, çfarë dyshohet

11:54 13/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.