Greqia rihap ishujt për vizitorët, Mitsotakis: Presim turistë, por jo nga vende me nivel të lartë infeksioni

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Të izoluar për tre muaj me radhë nga pandemia Covid-19, shtetet e Europës po nxitojnë të ringrejnë ekonominë dhe të rihapin turizmin.

Ky i fundit është edhe sektori i cili ka pësuar goditjen më të rëndë.

Greqia hoqi ditën e sotme ndalimin për të udhëtuar në ishuj. Kjo ka ndodhur sipas asaj që thamë më lartë, pra ringritjen e ekonomisë së vendit.

Anijet kanë rifilluar të lundrojnë në ishujt që kanë qenë jashtë kufijve të lëvizjes, që nga momenti kur qeveria greke vendosi  kufizimet e saj për të parandaluar pandeminë Covid-19.

Greqia është vlerësuar për reagimin e saj ndaj pandemisë, ndërsa ka regjistruar 171 vdekje të lidhura me koronavirusin dhe 2.878 raste të konfirmuara.

Javën e kaluar, Kryeministri Grek Kyriakos Mitsotakis tha se vendi do të hapet ndaj turizmit ndërkombëtar nga 15 qershori, më herët nga sa ishte planifikuar fillimisht.

“Sezoni turistik do të nisë më 15 qershor, datë në të cilën do të hapen hotelet. Gradualisht nga 1 korriku do të rifillojnë fluturimet ndërkombëtare drejt destinacioneve turistike.

Turistëve do t’u merren kampionë për testim në aeroporte dhe do t’iu nënshtrohet protokolleve të higjienës, të cilat nuk do të eklipsojnë diellin dhe bukurinë natyrore të Greqisë”, tha Mitsotakis.

Nga ana tjetër, ministrat e turizmit të BE-së ranë dakord se do të bënin çdo gjë të mundur për rimëkëmbjen e turizmit.

Ata mbështetën planet nga Komisioni Europian për heqjen e kufizimeve në udhëtime dhe hapjen graduale të tyre, duke respektuar rregullat e higjienës e distancimit social.

Po ashtu turistët që do të vijnë nga vende me nivel të lartë infeksioni nuk do të lejohen të vizitojnë Greqinë edhe pse industria e turizmit në këtë shtet është jetike për ekonominë e vendit.

Shpërndaje
Share.

Komento