Një ngjarje ka ndodhur sot rreth orës 11:30 në lagjen ’35-vjetori’ në qendër të qytetit të Gramshit ku një automjet u përfshi nga zjarri.
Raportohet për ‘balkanweb’ se mjeti me pronësi të shtetasit me iniciale A.R., me targa AA986IH, është djegur pjesërisht.
Zjarrfikësit kanë shkuar në vendin e ngjarjes sapo u sinjalizua për zjarrin dhe kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Policia dyshon se zjarri ka rënë për shkak të një shkëndije elektrike dhe ndërkohë po punohet për zbardhjen e ngjarjes.