Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Gramoz Ruçi urdhër Autoritetit të Dosjeve: Zbuloni varret e personave të zhdukur nga regjimi komunist

17:33 11/05/2020
Reading Time: 4 min lexim

Kuvendi i Shqipërisë i ka caktuar 11 detyra Autoritetit të Dosjeve për vitin 2020, dy prej të cilave kanë të bëjnë me gjetjen e varreve të të zhdukurve gjatë diktaturës si dhe me zbulimin e historisë së tyre.

Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, përmes një projekt-rezolute të posaçme, i ka kërkuar Gentiana Sulës, shefes së Autoritetit për Informimin e Dosjeve të ish- Sigurimit të Shtetit, që gjatë këtij vitit të zbulojë vendvarrimet e personave të zhdukur gjatë komunizmit, shkruan Shqiptarja.com.

Autoriteti i Dosjeve jo vetëm që do u dërgojë kërkesat bashkive, por do të ndjekë dhe monitorojë procesin  e vendvarrimeve të mundshme të të pagjeturve gjatë regjimit komunist.

Ndër të tjera, Kuvendi i kërkon Autoritetit të Dosjeve të marrë masa për zgjidhjen e bllokadës, për të tërhequr dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit nga arkiva e sistemit të Ministrisë së Brendshme dhe të propozojë ndryshimet e nevojshme të kuadrit ligjor të cilat ndikojnë në përmbushjen me sukses të misionit.

11 detyrat e Kuvendit për Autoritetin e Dosjeve
1. Të japë kontribut konkret dhe të bashkëpunojë me të gjithë aktorët dhe faktorët e shoqërisë shqiptare në mënyrë që mbështetur në dëshmi dhe dokumente arkivore mbi krimet e komunizmit, të zbulohen histori të të zhdukurve dhe hidhet dritë mbi figura dhe personalitete frymëzuese, të panjohur më parë për shoqërinë shqiptare si dhe të ndërmarrë nisma konkrete për nderimin e Viktimave të Regjimit Totalitar dhe organizimin e aktiviteteve të ndryshme në përkujtim të tyre.
2. Të mos mjaftohet vetëm me dërgimin e kërkesës bashkive përkatëse por të ndjekë në mënyrë të vazhdueshme ecurinë e procesit dhe zbatimin nga ana e bashkive të ndryshme shënjimin e vendvarrimeve të mundshme të të pagjeturve në territorin e saj administrativ dhe njëherazi, të vendosë në mbrojtje (mbikëqyrje të posaçme) vendet e internimit, kampet e punës dhe burgjet e rrëgjimit komunist konform edhe Rezolutës përkatëse të Kombeve të Bashkuara dhe të bëjë propozime konkrete për përmirësime ligjore për të koordinuar më mirë punën mbi të zhdukurit, mes institucioneve, qeverisjes vendore, prokurorisë dhe familjeve.
3. Duke qenë se krijimin i një arkivi të vetëm të gjithë dokumenteve të ish-Sigurimi i Shtetit, është i një rëndësie të veçantë për trashëgiminë historike kombëtare, dhe vijon të mbetet një ndër sfidat e rëndësishme te Autoritetit pasi procesi i marrjes në dorëzim të dokumenteve të ish-Sigurimit të Shtetit nga ASMB (Arkiva e Sistemit të Ministrisë së Brendshme) është pothuajse i bllokuar që nga muaji maj 2019, ndërkohë që edhe veprimtaria e AIDSSH varet dhe bazohet në dokumentet arkivore, AIDSSH të marrë masa që për zgjidhjen e kësaj situate, krahas vijimit të komunikimit me Ministrinë e Brendshme të shfrytëzojë “Platformën Ndërinstitucionale Online” të ngritur nga Kuvendi i Shqipërisë e cila është në dispozicion të institucioneve të pavarura si një mjet i ri i cili synon rritjen e autoritetit të Institucioneve të Pavarura si dhe përfshirjen e Kuvendit të Shqipërisë si katalizator ndërmjet institucioneve të pavarura dhe atyre qeveritare.
4. T’i kushtojë një rëndësi të veçantë digjitalizimit të dokumenteve arkivore duke mbajtur në vëmendje që formatet përkatëse të jenë të përshtatshëm (compatibel) për ngritjen e një Data Baze të kompjuterizuar nëpërmjet së cilës, përdoruesit do të kenë mundësi kërkimi dhe shfrytëzimi të dokumenteve arkivore të krijuara nga strukturat e ish-Sigurimit të Shtetit, në të njëjtën kohë digjitalizimi i dokumenteve arkivore ndikon drejtpërdrejtë në ruajtjen dhe në sigurinë e dokumenteve origjinale dhe ruajtjen e tyre nga dëmtimi.
5. Të intensifikojë bashkëpunimin në forma të ndryshme me shoqatat e ish të përndjekurve politike, në mënyrë të veçantë me të mbijetuar (ish të përndjekur) të regjimit komunist të cilët janë dëshmitarë të gjallë të krimeve të kryera gjatë periudhës së errët komuniste me qëllim ndërgjegjësimin dhe informimin qytetar për kujtesën e viktimave të regjimeve totalitare dhe autoritare, përkujtimin dhe vlerësimin e të zhdukurve, nderimin e të mbijetuarve si dhe marrjes së dëshmive dhe fakteve lidhur me vendvarrimeve të mundshme të të pagjeturve.
6. Të bëjë propozime dhe ndryshime të nevojshme në mënyrë që vendimet e marra të jenë sa më të drejta dhe ku të jenë të përfshira në mënyrë sa më të saktë të gjitha të dhënat mbi subjektet përkatës.
7. Inkurajon AIDSSH që krahas vijimit të aktiviteteve e botimeve të gjejë mundësi dhe rrugë të reja bashkëpunimi me qëllim rritjen e ndjeshmërisë publike ndaj krimeve të komunizmit në ndihmë të shoqërisë e brezave të rinj, si dhe rritjen e transparencës dhe sqarimit të opinionit publik lidhur me këto krime.
8. Të organizojë më mirë punën për realizimin në kohë të procedurave të prokurimit në mënyrë që fondet e akorduara nga buxheti i shtetit për investime të shfrytëzohen plotësisht, dhe në të njëjtën kohë inkurajon AIDSSH që të vijojë përpjekjet për gjetjen e donatorëve të ndryshëm që janë të gatshëm të financojnë projekte në këtë fushë.
9. Pas miratimit dhe vënies në dispozicion, në tetor 2019, të një shtese prej 10 punonjësish të rinj AIDSSH të vijojë pa humbur kohë procedurat e rekrutimit për plotësimin e të gjithë vendeve vakante në strukturë gjë e cila do ketë një ndikim të drejtpërdrejtë në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve, uljen e kohës së pritjes dhe radhëve të gjata me të cilat Autoriteti është përballur për shkak të funksionimit me staf të paplotësuar.
10. Të propozojë ndryshimet e nevojshme të kuadrit ligjor të cilat ndikojnë në përmbushjen me sukses të misionit të AIDSSH-së dhe krijojnë mundësinë për një produkt sa më cilësor në veprimtarinë e përditshme të institucionit.
11. Të punojë për organizimin e veprimtarive të rëndësishme, sipas kalendarit të kujtesës, të mbështetura nga bashkëpunëtorë dhe institucione të memories, duke i propozuar Qeverisë Shqiptare vendimet përkatëse për projektin dyvjeçar Demokraci 30.

Të lidhura

Albin Kurti mbledh me urgjencë Këshillin e Sigurisë
Kosovë

Kurti pas takimit me krerët e partive në Kosovë: I ofrova dy opsione kompromisi

Kryeministri në detyrë dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka falënderuar përfaqësuesit e subjekteve politike që morën pjesë në...

19:58 28/06/2025
Goditi me thikë për vdekje bashkatdhetarin, dënohet me burgim të përjetshëm anëtari i ‘Hellbanianz’
Bota

Goditi me thikë për vdekje bashkatdhetarin, dënohet me burgim të përjetshëm anëtari i ‘Hellbanianz’

Sabajet Shuti, 31 vjeç, i njohur si një prej figurave të njohura të grupit kriminal shqiptar “Hellbanianz”, është dënuar me...

19:44 28/06/2025
Para

Mbolli në shtëpinë e dajës 100 rrënjë kanabis, arrestohet 30-vjeçari dhe shoku i tij(Emrat)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Albin Kurti mbledh me urgjencë Këshillin e Sigurisë

Kurti pas takimit me krerët e partive në Kosovë: I ofrova dy opsione kompromisi

19:58 28/06/2025
Goditi me thikë për vdekje bashkatdhetarin, dënohet me burgim të përjetshëm anëtari i ‘Hellbanianz’

Goditi me thikë për vdekje bashkatdhetarin, dënohet me burgim të përjetshëm anëtari i ‘Hellbanianz’

19:44 28/06/2025
66 fëmijë kanë humbur jetën nga kequshqyerja në Gaza

66 fëmijë kanë humbur jetën nga kequshqyerja në Gaza

19:19 28/06/2025
Ngërçi politik në Kosovë/ Përfundon takimi i Kurtit me liderët e partive, Abdixhiku: Një farsë publike

Ngërçi politik në Kosovë/ Përfundon takimi i Kurtit me liderët e partive, Abdixhiku: Një farsë publike

19:02 28/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.