Afrika e Jugut u përfshi nga protesta të dhunshme gjatë kësaj jave, ndërsa njerëzit të revoltuar i vunë flakën e plaçkitën qindra biznese e fabrika. Ditën e enjte trazirat janë qetësuar dhe bilanci tregon se kostoj është e madhe me më shumë se 117 njerëz që kanë mbetur të vrarë. Nga ana tjetër reagoi menjëherë me tërheqjen e protestuesve duke u parapërgatitur me 10 mijë trupa, dy herë më shumë se më parë.
Qyteti më i prekur rezultoi Durbani, ku veç plaçkitjes së dyqaneve u ndezën edhe tensionet racore. Një tjetër panoramë ishte në Johanesburg, ku banorët dhe blerësit pastruan plehrat dhe rivendosën ato që mbetën nga ndërmarrjet e tyre të shkatërruara.
Trazirat në Afrikën e Jugut shpërthyen si një përgjigje ndaj dënimit me burg t ëish-presidentit Jacob Zuma javën e kaluar, pasi ai refuzoi të merrte pjesë në hetimin për korrupsion gjatë presidencës së tij.
Trazirat shpërthyen në përgjigje të burgimit të ish-Presidentit Jacob Zuma javën e kaluar për dështimin e tij për të dalë në një hetim korrupsioni. Zuma është një ndër figurat kryesore të luftës ndaj aparteidit dhe popullariteti i tij vazhdon ende të mbetet i madh.
Ndërkohë, për t’i paraprirë trazirave të tjera ushtria thirri gjithë rezervën dhe policinë për një reagim të shpejtë.