Hetimet në lidhje me grabitjen e Rinasit ende janë në vazhim. Ditën e sotme policia ka shoqëruar një tjetër person.
Për momentin nuk ka të dhëna për këtë person, por mësohet që është një punonjës i aeroportit. Ai dyshohet se ka ndihmuar autorët e grabitjes, duke i treguar orarin e futjes dhe lëvizjen e parave në pistë.
Prokurorët e çështjes janë duke marrë në pyetje pjesëtarët e stafit të aeroportit dhe ICTS-së. Aktualisht për grabitjen në Rinas janë arrestuar 6 persona, ndërsa Klement Çalja është shpallur në kërkim.
Ndërsa ditën e djeshme personat e arrestuar kanë kërkuar ballafaqim me Alkond Bregasin. Ky i fundit është autor i modifikimit të furgonit me mbishkrimin “Hetimi Tatimor”.
Personat e arrestuar deri tani janë Ragip Hajdini, Elton Pikli, Oltjon Veseli, Renaldo Sulaj, Saimir Çela dhe i penduari i drejtësisë, Alkon Bengasi. Kujtojmë këtu pas grabitjes, autorët u përleshën me policinë, ku si pasojë humbi jetën Admir Murataj.