Grabiti disa hotele pas arratisjes nga burgu, kapet në Greqi shqiptari i rrezikshëm

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një 31-vjeçar shqiptar është kapur nga policia greke.

Ai ishte arratisur nga burgu, ku vuante dënimin me 15 vite, për grabitje, vjedhje me armë dhe plagosje të rëndë.

Shqiptari kishte marrë leje më 3 dhjetor të 2019-ës, por nuk u kthye më.

Gjatë kohës që ndodhej në arrati, shqiptari dyshohet se ka kryer grabitje në mënyrë sistematike.

Deri më tani janë vërtetuar 9 raste grabitjesh hotelesh, ku ai prezantohej si klient.

Gjatë kontrollit, policia sekuestroi edhe një pistoletë, të cilën shqiptari e përdorte për grabitje.

Shpërndaje
Share.

Komento